Ina Shaqiri është njëra prej femrave më aktive në Kosovë. Bukuroshja nga Ferizaj, krahas modelimit, me të cilin u bë e njohur, po dëshmohet edhe ne sektorin privat si një ndërmarrëse e sukseshme.

Ina tani ka hapur edhe degën kryesore të INA Event në Prishtinë ku do të zhvillojë aktivitetin e saj biznesor.
INA Event është kompani që merret kryesisht me organizime të eventeve të ndryshme si ndeja, dasma etj.
Përveq organizimit të eventeve INA Event u ofron zgjidhje edhe për fustana, të cilët ose mund t’i bleni ose mund të i huazoni për evente të ndryshme.

“Jam përkushtuar maksimalisht tek “INA EVENT” dhe puna është duke ecur për mrekulli. E kam më të lehtë ta bëj këtë punë pasi e dua më së shumti dhe e bëj me përkushtimin më të madh”, ka thënë Shaqiri.
Ina po zgjerohet me të madhe me biznesin e saj, “INA Event”, duke u shtrirë në krejt Kosovën. Gjithashtu, nuk po e lë anash as modelimin e aktrimin. Kur do, mund të gjesh kohë për të gjitha.
