24,11,2024

Ilazi në veri të Mitrovicës: Integrimi i Kosovës në BE në të mirë të të gjithë qytetarëve

Must Read

Zëvendës Ministri për Integrime Evropiane Ramadan Ilazi këtë të marte ishte në vizitë në veri të Mitrovicës. Me këtë rast ai ka folur me të rinjtë e komunitetit serb për Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim (MSA) dhe liberalizimin e vizave.
“Integrimi Evropian i Republikës së Kosovës sjell të mira për të gjithë qytetarët e vendit. Në veri të Mitrovicës kam diskutuar me të rinjë nga komuniteti serb për Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim (MSA) dhe liberalizimin e vizave si një proces të cilat kanë konfirmuar se e ardhmja e shtetit të Kosovës është në Bashkimin Evropian. Fokusi ynë tani duhet të jetë në zbatimin e MSA-së dhe reformave Evropiane sidomos në zhvillimin ekonomik dhe sundimin e ligjit, që përfshinë edhe shtrirjen e autoritetit të institucioneve të Kosovës në tërë territorin e vendit. Ky diskutim është mbajtur në kuadër të Shkollës për Integrim Evropiane të organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur KFOS/SOROS, OJQ-Aktiv dhe Lëvizja Evropiane Serbe” ka thënë Ilazi para këtyre të rinjve.
13346963_1732384037027492_1502217562986515507_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img