24,12,2025

Identifikohet dhe arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Must Read

Ferizaj, 24.12.2025

Me datë 24.12.2025, pas një pune intensive hetimore nga Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Ferizaj, është arritur identifikimi dhe arrestimi i një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

I dyshuari, F.A. ( 29 vjeç), dyshohet se me datë 09.12.2025, rreth orës 18:30, në rrugën “Hamzë Jashari” në Ferizaj, ka depërtuar me forcë në objektin fetar “Xhamia e Vogël”, ku nga arka e bamirësisë ka vjedhur një shumë të parave .

Gjatë arrestimit, nga i dyshuari janë sekuestruar dy palë atlete, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.

Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, si dhe në garantimin e sigurisë për qytetarët dhe institucionet fetare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U mbajt Takimi Informues mbi Mësimin Profesional Dual dhe Skemat e Granteve në Ferizaj

Ferizaj, 23 dhjetor 2025 – Në ambientet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (USHAF), u mbajt Takimi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img