16,11,2025

Ibrahimovic parashikon sezonin e Man Utd

Must Read

Zlatan Ibrahimovic mendon se Manchester United do të kalojë një “sezon special” pasi përcolli ekipin duke u stërvitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Po ashtu, sulmuesi i LA Galaxy sugjeroi se menaxheri i “Red Devils”, Jose Mourinho ka “diçka në proces” në afatin kalimtar të verës.
Ish sulmuesi i Manchester United publikoi një mesazh pozitiv për tifozët e ekipit në Instagram.
“Përshëndetje të gjithëve. Shikojeni kush e ka përcjell ekipin duke u stërvitur. Shoh shumë kualitet, por jo kualitet si unë”, deklaroi Ibrahimovic, i buzëqeshur, përcjell “lajmi.net”.
“Është kënaqësi që i shoh djelmoshat sërish dhe t’i shoh të lumtur duke u stërvitur mirë. Bëhuni gati për këtë sezon sepse do të ndodhë diçka speciale”, u shpreh ai. /Lami.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img