12,09,2025

Ibishi: Ngritja e FSK-së duhet të bëhet në bashkëpunim me organizatat kombëtare

Must Read

Ai ka deklaruar se krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është diçka legale, duke shtuar se nuk e kupton gjithë shqetësimin e shfaqur në Kuvend.

“Nuk e di prej nga ky shqetësim kaq i madh për diçka legale që është bërë edhe botërisht dhe ligjërisht. Rritja e kapacitetit të Forcës së Sigurisë duhet të shkojë në bashkëpunim me praninë ndërkombëtare të KFOR-it dhe duke plotësuar standardet e NATO-s me synim që më vonë edhe të bëhemi pjesë e kësaj organizate”, u shpreh Nuredin Ibishi raporton lajmi.net.

Ai gjithashtu ka shtuar se edhe Kushtetuta e vitit 2008 e përcakton Kosovën si shtet që nuk ka pretendime territoriale, dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës e paraqet si forcë kombëtare të Kosovës.

Debati i thirrur nga deputeti Daut Haradinaj, në lidhje me Forcën e Siguris së Kosovës është duke vazhduar në Kuvendin e Kosovës. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: Ferizaj po bëhet me Stadium

Ferizaj po hyn në një kapitull të ri të zhvillimit sportiv. Kryetari i Komunës, Agim Aliu, ka bërë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img