11,09,2025

Ibishi kritikon Policinë: S’po punon për t’i ndalur armët nëpër ahengje

Must Read

“Shpesh ka ndodhur kur ahengjet janë shndërruar në tragjedi. Ky aspekt tradicional, shkrepja e armëve nëpër ahengje, duhet të largohet nga mendja e njerëzve. Çdo plumb i shkrepur në ajër rrezikon të gjithë të tjerët”, deklaroi Ibishi në KTV.

Për sa i përket parandalimit të përdorimit të armëve nëpër ahengje, Ibishi tha se pak punohet nga policia e Kosovës.

“Ne e dimë që me automjete në vendin tonë bartën armë ilegale dhe policia nuk e shoh që bën kontroll apo heziton. Kjo bazohet në nenin 22 të cilin policia e Kosovës nuk e përdor. Pse mos të bastisen apo të bëhen kontrolle rutinore nëpër automjete. Çdo herë është mirë që automjetet të bastisen dhe shpesh e kam adresuar sepse mund të ndodh që e parandalon edhe vrasjen. Mungesa e dënimeve të ashpra me burg ka bërë që armët ilegale të barten nga qytetarët. Dënimet janë qesharake, me të holla”, potencoi Ibishi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img