06,12,2025

Ia vjedhin veturën dhe ia demolojnë shtëpinë një personi në Ferizaj, policia në hetim të rastit

Must Read

Një person ka njoftuar se nga persona të panjohur është thyer dhe demoluar shtëpia e tij si dhe nga garazhi i është vjedhur vetura. 

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 17:22 në fshatin Pleshinë, në Ferizaj.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin janë ndërmarr veprimet policore për procedura të mëtejme hetimore.

“Ankuesi kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur është thyer dhe demoluar shtëpia e tij si dhe nga garazhi i është vjedhur vetura e tij. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raport.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu prezanton Qeverinë e re komunale. Ky është ekipi që do ta udhëheqë Ferizajn në mandatin e ri

Ferizaj 05.11.2025 Ferizaj, pas zgjedhjeve lokale në Kosovë, ka zyrtarizuar përbërjen e re të Qeverisë Komunale nën drejtimin e kryetarit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img