26,12,2024

I zbutet dënimi 30 policëve të arrestuar për ryshfet

Must Read

 

Ndonëse shumë prej tyre iu caktua masa e paraburgimit 30 ditore e të tjerëve arresti shtëpiak, Gjykata e Apelit vendosi ndryshe.

Ky institucion hodhi poshtë vendimet e Gjykatës Themelore duke i cilësuar si të ashpra.

Në vendimin e siguruar nga Klan Kosova, mësohet se këto vendime janë zëvendësuar me masa më të buta.

“Kjo Gjykatë vlerëson se masa e paraburgimit është e ashpër, pasi që në rastin konkret rreziku i ikjes mund të evitohet dhe me masë më të butë, u vendos që të pandehurve masa e paraburgimit respektivisht arrestit shtëpiak t’iu zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak respektivisht me masën e paraqitjes në stacionin policor”, thuhet në këtë vendim.

Këto masa sipas këtij aktvendimi do të jenë valide deri më datë 19 janar.

Ndërsa, sipas zëdhënësit të gjykatës së apelit, Arbër Jashari, masa e paraburgimit është ndërprerë edhe për 24 policët e tjerë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img