18,11,2024

I tha që stonoi në “KËNGËN MAGJIKE”, Fifi i kthehet Mentorit: “Merresh me llafe si gratë”

Must Read

Deklarata e Mentor Hazirit për stonimin e Fifit në “Kënga Magjike”, nuk është pritur aspak mirë nga këngëtarja.

I pyetur në “Mirage” për vlerësimin e dy artistëve, Fifi dhe MC Kresha me 4 pikë, Mentori tha se kënga ishte e mirë, por këngëtarja Fifi nuk e solli në formën e saj më të mirë pas stonoi:

“Thjesht ka qenë performanca më e dobët e festivalit, stonatura ka qenë e jashtëzakonshme. Mendoj që ka qenë një ndër performancat më të dobëta. Nuk ishte kënga e keqe vetëm se performanca nuk ka qenë për t’u lëvduar. Diçka ndodhi me Fifin dhe Kreshën me mikrofonin dhe dëgjuesin. Fifi nuk ka qenë në më të mirën e mundshme për shkak të stonaturës”, u shpreh ai.

Por Fifi e ka quajtur “ulje”deklaratën e tij që artistët merren vesh me njëri-tjetrin për pikët. Fifi i thotë Mentorit se nuk është në formën e tij më të mirë artistike siç ishte kur këngët ia prodhonte Flori Mumajesi.

“E para, më vjen keq shumë që po të dhemb suksesi i këngës ‘Psikopatja Jote’. Më vjen keq që nuk je në formën artistike siç ke qenë në kohën kur ke punuar me producentë të mirëfilltë, në këtë rast me Florin që të ka prodhuar këngë. Është pak ulje që ti sot del dhe thua janë marrë vesh artistët me njëri-tjetrin për punë pikësh kur edhe ti besoj se je ndër ata që ke bashkëpunuar. Më vjen keq që një artist merret akoma me diçka që ka kaluar dhe nuk merret me projekte po me llafe si gratë, mbi të gjitha je mashkull. Më vjen keq që ke marrë 3 vite pjesë në po të njëjtin festival të cilit nuk i janë ndërruar rregullat, ka kohë. Nuk mbahet mend që kur ‘Kënga Magjike’ është votuar me juri”,- u shpreh këngëtarja në lidhje me votimin mes kolegëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img