19,12,2025

Januzaj i siguron fitoren Belgjikës

Must Read

Belgjika ka shënuar fitore në përballjen e sotme ndaj Anglisë, 0-1.

Ishte Adnan Januzaj ai që shënoi golin e fitores kundër Anglisë, transmeton Koha.net.

Januzaj shënoi gol të bukur në minutën e 51, pas asistimit nga Tielemans.

Adnan Januzaj ka treguar sot një formë të lart në paraqitjen e tij për Belgjikën derisa ja ka shënuar një gol të bukur Anglisë

Adnan Januzaj pati një superparaqitje sot për Belgjikën duke ja siguruar kështu vendin e parë në Grupin G Kombëtares belge.

Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi më rezultat të barabartë 0-0, me dy skuadrat që nuk treguan futboll interesant por Belgjika ishte shumë më kërkuese në drejtim të golit.

Në pjesën e dytë, Belgjika prapë fillojë të luaj më mirë dhe realizoi një supergol.

Ishte kosovari tjetër, Adnan Januzaj, i cili shënojë një supergol për belgët në minutën e 51’të.

Januzaj bëhet shqiptari i katër që shënoi gol në këtë Botëror pas Xhakës, Shaqirit dhe Xhemajlit të Zvicrës.

Belgjika ishte më e mirë edhe në minutat në vazhdim dhe ishte afër për të shënuar golin e dytë.

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arestohen tre persona të dyshuar për disa raste vjedhjeje në Ferizaj

Gjatë muajit nëntor 2025, në qytetin e Ferizajt, në katër raste të ndara vjedhjeje, konkretisht në markete, në rrugët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img