I plagosuri në Ferizaj në gjendje të rëndë, po trajtohet në QKUK

Share

Dy persona janë plagosur sot në Ferizaj, ku nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një grua dhe një burrë.

Gruaja pas pranimit të ndihmës së parë raporotohet se është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa burri është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për tretmant të mëtutjeshëm, raporton Klankosova.tv.

Raportohet se gjendja shëndetësore e burrit është e rëndë. Ai raportohet se është i intubuar, ndërsa janë kryer disa ekzaminime të nevojshme.

Ai është duke u përgatitur për sallë të emergjencës nga ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anestezionit dhe pas intervenimit do të transferohet në Mjekimin Intensiv Qendror.

Të ngjashme: