07,05,2024

I jepet lamtumira e fundit ekonomistit të njohur ferizajas , Ilaz Ilazi

Must Read

Ferizaj. 02.04.2017. Mbrëmë në Prishtinë ka ndërruar jetë ekonomisti i njohur, Ilaz Ilazi. Ai ushtroi detyra e funksione me rëndësi në fushën e ekonomisë që nga mësimdhënës e drejtor i Shkollës së Mesme Ekonomike në Ferizaj, e deri zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës në periudhën e autonomisë së saj.

I lindur në Muhoc të Ferizajt më 1938, ai ishte ekonomisti i parë nga kjo anë. Me aftësitë e përkushtimin profesional në fushën e ekonomisë në komunën e origjinës, Ilazi do të bie në sytë e atyre që mendonin për të ardhmen e Kosovës, të cilët ia besuan disa nga funksionet me shumë rëndësi për vendin, ndër të tjera sekretar, siç quhej atëherë funksioni i ministrit, për Ekonomi e Financa dhe njëherësh zëvendës i kryetarit të Këshillit të atëhershëm Ekzekutiv të Kosovës, siç quhej pozita e kryeministrit të qeverisë, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, drejtor i Bankës së Kosovës, drejtor i Fabrikës së Gypave të Ferizajt dhe një varg detyrash të tjera.

Kudo u kurdo shqua me përkushtimin dhe vizionin për interes të Kosovës.

Pas luftës ishte njëri nga ata që investoi përpjekje e dije në themelimin e sistemit bankar dhe të bankave të Kosovës.

Gjithmonë qe i rreshtuar mbarë dhe në interes të vendit.

“Respekti për Ilaz Ilazin ishte i dyfishtë: i përkiste një familje shumë arsimdashëse, që rekrutoi kuadër të lartë që në vitet e 60- ta, kur në Ferizaj njerëzit me fakultet numëroheshin në gishta, por edhe nga fakti se krijoi familje me shoqen tonë shembullore nga normalja e Ferizajt. Vlerat e këtij njeriu dhe eksperti i njoha edhe më shumë , derisa ishte drejtor i Fabrikës së Tubave në kur edhe fabrika arriti rezultatet brilante. Atë e bënin edhe më të madh më të madh marrëdhëniet e mira me punëtorë dhe stafin drejtues dhe angazhimi i përhershëm që rreth vetes të sjell njerëz të dijes e të profesionit” ka shkruar shoku i tij i gjeneratës Rexhep Rifati.

Varrimi i Ilaz Ilazit është bërë në vendlindjen e tij, Muhoc të Ferizajt, sot në orën 16:00.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img