21,12,2024

I dyshuari për vrasjen e ish-gruas së tij arrin në Gjykatën Themelore në Ferizaj

Must Read

V.A i dyshuari për vrasjen e ish-gruas së tij tashmë ka arritur në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Ai pritet të dalë para trupit gjykues brenda pak minutash, transmeton Telegrafi.

V.A 36-vjeçari dyshohet se ditën e premte rreth orës 14:00, ka vrarë ish-bashkëshorten e tij, 21-vjeçare si dhe ka plagosur vëllain e saj, 15-vjeçar.

Ngjarja e rëndë tragjike ka ndodhur derisa ata ndodheshin në objektin e Qendrës për Punë Sociale.

Sipas informacioneve të deritanishme thuhet se viktima dhe i dyshuari për vrasjen e saj kanë qenë në një proces divorci, dhe se takimet në Qendrën për Punë Sociale i kanë zhvilluar për kujdestarinë e foshnjës së tyre, rreth nëntëmuajshe.

Vrasja e gruas u dënua ashpër nga udhëheqësit e vendit, kryetari i Ferizajt dhe nga shoqëria civile, të cilët edhe kërkuan dënimin meritor për dorasin.

Vrasjet e grave nga burrat kanë shënuar rritje viteve të fundit, ku së fundi edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se përkundër angazhimeve të tyre, gratë ende nuk janë të sigurta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img