26,11,2024

“I dërgoi të fejuarës videot tona duke bërë seks, nuk doja ta vrisja”

Must Read

Mediat italiane raportojnë se gjatë dëshmisë së dhënë për policinë në spital, (pasi edhe ai ndodhet me plagë djegieje) ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për krim për xhelozi apo vrasje dashurie.

Varoshi ka treguar se kishte shkuar në shtëpinë e Alessandra P., 40 vjeçe për t’i shkatërruar telefonin, pasi i dërgonte një shoqes së saj video ku ai dhe ajo shfaqeshin duke kryer marrëdhënie seksuale.

“Nuk është e vërtetë se shkova për ta dëmtuar”, tregon 25-vjeçari. “Në fakt ajo po më provokonte duke i dërguar të dashurës sime aktuale videon tona duke bërë seks.”

Sipas tij, Alessandra ishte duke bërë punë shtëpi dhe po pastronte me alkool kur ai shkoi në banesën e saj.

Ai ka treguar se pas debatit, mes tyre lindi një grindje. Në sherr e sipër shishja me alkool përfundoi në tokë dhe 25-vjeçari ka thënë se e largoi atë, por ajo përfundoi te sobës, çfarë solli pastaj edhe shpërthimin e zjarrit.

“Ajo po digjej, unë e shpëtova nga flakët”, tregon shqiptari raporton Panorama. Nga hetimet ka rezultuar se Alessandra ka marrë djegie më të shumta. Ndërkohë, që Hasani ka thënë se e kapi prej krahu për ta larguar nga zjarri.

Më pas, theu xhamin e dritares për të dalë jashtë. Të dy u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img