Ekipit të shkollës “Hasan Prishtina” të Kryeqytetit, u është bërë e padrejtë në finalen e “Champion Quiz”, e organizuar nga Klan Kosova, ku nw kwtw garw morën pjesw shkollat nga tw gjitha trojet shqiptare.
Kështu të paktën pretendojnë garuesit nga kjo shkollë.
Sipas tyre, ditën e njëjtë që ata e zhvilluan gjysmëfinalen në këtë kuiz, ku e mposhtën shkollën “Ilira”, me vetëm 10 minuta pauzë, e filluan finalen kundër “Vushtrrisë”, ndonëse këta të fundit kishin dy javë pushim.
Ekipi i kësaj shkolle përbëhej nga garuesit: Edlirë Maloku, Dakol Islami dhe Agata Prenaj.
Ndaj kësaj padrejtësie ka reaguar edhe njëra nga garueset e shkollës “Hasan Prishtina”, Edlirë Maloku, e cila e ka konsideruar garë të pabarabartë zhvillimin e gjysmëfinales dhe finales në të njëjtën ditë.
Ky është reagimi i plotë i saj në Facebook:
Ne nje dite dy gara, e ato te dyja ne te njejtin vend. Kto jane te drejtat e femijeve sot! Me lojen e pare kunder shkolles “Iliria” arrritem ta sigurojme finalen e embel kurse pas vec 10 min pushim hyme ne gare me Vushtrrine e cila qe relaksuar dy jave para se te dilte ne perballje me ne. Ne nje gare e cila perfshin te gjitha trojet shqiptare e sidomos ne finale, te dy ekipet duhet te jene te pushuara njesoj ne menyre qe te kete barazi… Me vjen keq per Klan Kosoven, televizion i cili me nje eksperience dhe shikueshmeri mjaft te larte nuk e ka kete kujdes per femijet te cilet marin pjese ne emisionin e tyre. Duhet ditur se ktu eshte ne pyetje morali dhe stimulimi per te vazhdu edhe ne te ardhmen edhe nuk eshte e drjete qe kete moral me shu. Megjithate ju uroj fitoren Vushtrrise!!! Kosova eshte njeshi