27,07,2025

I akuzuari për vrasje: Më vjen keq për rastin, e kam kryer pa dashje

Must Read

I pandehuri Esat Bajrami po akuzohet nga Prokuroria Themelore e Gjakovës për veprën penale të vrasjes dhe veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

I pandehuri deklaroi në Gjykatë se i vjen keq për rastin, të cilin, sipas tij, e ka kryer pa dashje.

“Mua më vjen keq për rastin, por e kam kryer pa dashje”, tha ai.

Gjyqtari Nikollë Komani prapë e pyeti të pandehurin se a e pranon fajësinë për veprën për të cilën akuzohet nga Prokuroria.

“Unë veprën e vrasjes nuk e pranoj, por veprën për armëmbajtje pa leje e pranoj”, tha Esat Bajrami.

Sipas aktakuzës, më 1 nëntor të vitit të kaluar, në qebaptoren “Toni-burger” në Gjakovë, Esat Bajrami me dashje ka privuar nga jeta Arlind Hanën, 30 vjeç.

Në aktakuzë thuhet se për shkak të një mosmarrëveshjeje që kishte i ndjeri me të pandehurin, për shkak të motrës së tij të mitur, i pandehuri kishte hyrë në qebaptore dhe kishte pritur derisa të largohen të gjithë klientët.

Pasi që i pandehuri kishte mbetur vetëm me të ndjerin, kishte nxjerrë revolen e tipit “CZ” dhe kishte qëlluar tre herë tani të ndjerin, të cilit i kishte shkaktuar plagë vdekjeprurëse,  thuhet në aktakuzë.

Me këto veprime dyshohet se i pandehuri ka kryer veprën penale të vrasjes të paraparë me nenin 178 të KPRK-së.

Po ashtu, i njëjti dyshohet nga Prokuroria për veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, pasi që më parë e kishte siguruar dhe pa autorizim ka poseduar armën. /Kallxo.com

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Bibaj të Ferizajt, lëndohet një person

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku si pasojë një person është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img