Prokuroria Themelore e Gjilanit, departamenti për krime të rënda i përfaqësuar nga prokurori i shtetit Agron Uka ka hedhur poshtë kallëzimin penal të ushtruar nga Millosh Jokiq nga Beogradi, ndaj të dyshuarit Hysen Ymeri nga fshati Sllatinë e Epërme e Vitisë, për shkak të veprës penale nxitje të urrejtjes, përçarje e mos durim.
Millosh Jokiq dikur njeriu më i urryes në seancat gjyqësore të zhvilluara në Gjykatën e Qarkut, në Gjilan dhe i akuzuar për krime lufte dhe vrasje të shqiptarëve në komunën e Vitisë dhe i dyshuari kryesor për dhunimin e Marte Tunaj, i ka dalur kohë që nga Beogradi përmes avokatit të tij të ushtroj kallëzim penal kundër Hysen Ymerit, zyrtar komunal në administratën e Vitisë.
Hysen Ymeri është një nga zyrtarët më profesionist dhe më të guximshëm i cili së bashku me Sherif Sherifin, Alush Sinanin dhe Agim Sylejmanin e kanë përgatitur, dokumentuar dhe argumentuar komplet Dosjen e Vitisë, për krimet e kryera nga serbët e dyshuar të Vitisë.
Millosh Jokiq kallëzimin penal e ka dorëzuar në Prokurorinë e Gjilanit dhe ka kërkuar ngritje të aktakuzës kundër Hysen Ymerit për nxitje të urrejtjes, përçarje e mos durim.
Ndërkaq Prokuroria Themelore e Gjilanit departamenti për krime të rënda i përfaqësuar nga prokurori i shtetit Agron Uka ka hedhur poshtë kallëzimin penal të ushtruar nga Millosh Jokiq nga Beogradi, ndaj të dyshuarit Hysen Ymeri nga fshati Sllatinë e Epërme e Vitisë, për shkak të veprës penale nxitje të urrejtjes, përçarje e mos durim.
Agron Uka është njëri nga prokurorët më të guximshëm dhe më profesionist dhe ndër të vetmit që ka guxuar të merret me krimet e luftës duke mbrojtur viktimat dhe dëshmitarët e masakrave.
Edhe në këtë rast prokurori Agron Uka, ka treguar profesionalizëm të lartë dhe shumë bindës e argumentues në arsyetimin e tij ka marrë për bazë të Drejtën Penale Ndërkombëtare, e drejta për të përkujtuar krimet e luftës dhe për të përmendur emrat e autorëve, ku Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavi dhe mekanizmat pasues IRMCT ka vendosur që “Kujtimi i viktimave përfshirë publikimin e emrave të personave të përfshirë në krime lufte është pjesë e procesit të së vërtetës dhe drejtësisë”.
“Gjithashtu edhe në rast se një person është liruar për arsye procedurale apo në mungesë provash, përmendja e tij në kontest të luftës nuk përmban shkelje të të drejtave të tij, edhe as nuk është shpifje, është rrëfim i saktë dhe nuk përbënë gjuhën e urrejtjes, pra publikimi i të dyshuarit i ngjarjeve të luftës në regjionin e Vitisë siç ka qen rasti Jokiq në proces gjyqësor dhe përmendja e personave tjerë, kanë qenë të ndërlidhur me proces gjyqësor penal për krime kundër njerëzimit, krime lufte, e tjera përbën ushtrim të së drejtës për dokumentim historik, përkujdesje për të drejtën e viktimave për të mos u harruar dhe e njëjta është e mbrojtur nga praktikat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut” ka thënë në arsyetimin e tij Agron Uka.
Gjithnjë sipas vendimit të Agron Ukës, i dyshuari Hysen Ymeri ka publikuar fakte që janë të vërteta historikisht dhe juridikisht, ka përmendur një proces gjyqësor të dokumentuar që nuk është i ndaluar për publikim dhe nuk ka tregues fakte dhe prova se qëllimi i tij është të nxis urrejtje ndaj një grupi, por të përkujtoj viktimat dhe ngjarjet e luftës, përvjetorët e të rënëve që është normale për çdo person që merret me lëmi hulumtuese, publikimet në përkujtim të përvjetorëve të të rënëve të luftës së fundit në Kosovë.
Në kuadër të publikimeve të krimeve të luftës të cilat Hyseni Ymeri i ka publikuar në rrjetet sociale dhe në portalin Rajonipres është përmendur edhe ushtruesi i kallëzimit penal të Millosh Jokiqit, i cili ka qenë i dënuar gjatë vitit 2001-202 nga Gjykata e Qarkut në Gjilan me 20 vite burg për veprat që përfshijnë krime lufte ndaj popullatë civile derisa pas ankesës Gjykata Supreme e Kosovës e shpall të pafajshëm thuhet në vendimin për hedhje poshtë të këtij kallëzimi penal nga ana e prokurorit Agron Uka.
Në fakt kurrë nuk dihet pazari që bëri Gjykata Supreme e Kosovë sapo në atë kohë Hans Hakerup që lejuan të lirohet Millosh Jokiq.
Çfarë kishte deklaruar para trupit gjykues kundër Millosh Jokiqit, Marte Tunaj
Në gjykimin kundër Millosh Jokiqit patën dëshmuar 40 dëshmitarë në mesin e tyre edhe Marte Tunaj nga Verbani i Vitisë.
Tunaj me dëshmi rrëqethëse pati prezantuar para trupit gjykues që udhëhiqej nga Patrice de Charette, shumë fakte dhe prova bindëse.
Millosh Jokiq sipas Marte Tunajt më 30 maj 1999 nën kërcënimin e thikës ka kryer marrëdhënie seksuale. Jokiqi ishte i armatosur deri në dhëmbë.
“Ai së pari i mori të gjitha të hollat nga banorët dhe mua më qoi në kuzhinë ku më urdhëroi të zhvishem. Refuzova me tërë forcën time, por ai nxori thikën dhe nën kërcënimin e thikës, kreu marrëdhënie seksuale “ kishte rrëfyer Tunaj