19,11,2024

Hyseni: Lufta kundër ekstremizmit s’mund të fitohet kurrë

Must Read

Hyseni ka thënë se sa i përket kësaj çështjeje, ka pasur rezultate konkrete të mëdha në parandalimin e shkuarjes dhe këtë siç tha ai, e thonë edhe raportet ndërkombëtare.

“Por kjo luftë nuk mund të fitohet kurrë. Kjo është arsyeja se pse ne jemi koncentruar në parandalimin se sa në ngritjen e aktakuzave ose marrjen me pasojat. Për çështjen e gjykatave dhe prokurorëve  nuk merrem”, ka thënë Hyseni.

Xhavit Haliti e ka pyetur atë edhe për ngjarjet e Kumanovës duke pyetur nëse kanë pasur mundësi që ata t’i  parandalojnë këtë, pasi kjo, siç ka thënë Haliti, e ka qitë Kosovën në një pozitë të vështirë duke e paraqitur atë se i ka shpallur luftë Kosovës.

Për këtë Hyseni tha se po të kishin informatën edhe më të vogël ata këtë do ta ndalonin.

“Po ta kishim edhe informacionin më të vogël ne do ta ndalonim. Jam ndier shume keq kur jam takuar me familjarët. Kemi ba përpjekje përmes ambasadorit tonë që atyre kjo çështje tu lehtësohet”, ka deklaruar ai.

Ndërsa për rastet e prostitucionit dhe trafikimit me njerëz ka thënë se është shqetësuese dhe është qëllimi që së bashku me shoqërinë ta ngrisim vetëdijesimin. Ka shtuar se edhe lypsaret në rrugë janë dukuri shqetësuese dhe se fëmijët që lypin në rrugë janë të manipuluar dhe mbrapa tyre qëllojnë bosa të ndryshëm.

Duke i komentuar vrasjet politike, Hyseni tha se është mirë që të merremi me  këtë çështje dhe të zgjidhen.

“Kjo është çështje e gjykatave por që duhet zbardhur këto raste është e nevojshme dhe unë besoj se ato do të zgjidhen por nuk guxojnë të kthen në fushata politike”, ka thënë ai ndër tjerash./Lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img