11,09,2025

Hyjnë në fazën përfundimtare punimet në kalanë e qytetit në Kaçanik

Must Read

Punimet në konservimin dhe revitalizimin e kalasë së qytetit tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare. Edhe pjesa e ndriçimit të kalasë ka përfunduar dhe kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla deri në finalizimin e gjithë projektit.

Menor Pajaziti menaxher i projektit të konservimit dhe revitalizimt të kalasë nga Fondacioni Suedez “ Trashëgimia Kulturore pa Kufij” ( CHwB), tha se punët kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe tashmë kanë mbetur vetëm edhe disa detaje deri ne finalizimin e projektit. “ Punët kanë ardhur në fund, kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla, ndërsa në javët në vazhdim pritet të bëhet edhe përurimi i punimeve” tha mes tjerash menaxheri Pajaziti. Në projektin e konservimit dhe revitalizimit të kalasë, fillimisht është pastruar muri nga kolonizimi biologjik duke përfshirë heqjen e bimëve e rrënjëve të ndryshme, myshqeve etj. Më pas, është bërë konservimi i strukturës së mureve dhe konsolidimi i gurëve. Për shkak të jostabilitetit është bërë edhe lidhja e gurëve me gëlqere, ndërsa trajtimi fugave është bërë në mënyrë autentike duke e ruajtur formën origjinale, ndërsa tashmë është rregulluar edhe shtegu për këmbësorë, rrethoja në pjesën e lumit si dhe ndriçimi. Për realizimin e tërësishëm të projektit CHwB-ja dhe Komuna kanë ndarë 60 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img