Lajme

Hungaria hedh poshtë hartimin e planeve të BE-së për refugjatët

By FerizajPress

April 08, 2016

Hungaria kundërshton projekt-planet e Komisionit Evropian për trajtimin e krizës emigrantëve, e cila përfshin rishpërndarjen e refugjatëve brenda bllokur 28 anëtarësh. Gjatë një interviste në një radio publike, kryeministri Viktor Orban, ka thënë se përpjekja e BE-së për të reformuar rregulloren e Dublinit për emigrantët është e gabuar, transmeton koalb.com. Sipas tij, Hungaria do të paraqesë planin e vet, ku do të kërkohet plotësimi mbi marrëveshjen e Shengenit me rregullat për trajtimin e krizës emigrantëve. Ai ka shtuar se do të kërkojë mbështetjen nga liderët tjerë rreth propopozimit të Hungarisë. Orban, një kundërshtar i politikës së dyerve të hapura të kancelares gjermane Angela Merkel për refugjatët, i ka kërkuar BE që mbrojtjen e kufijve të saj të jashtëm ta kthen në prioritet.