16,09,2025

Humb betejën me COVID-19 edhe një lehonë 26 vjeçare nga Vitia

Must Read

Një lehonë 26 vjeçare nga Komuna e Vitisë ka vdekur sot si pasojë e infektimit me coronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar doktori i Klinikës së Mjekimit Intensiv në QKUK, Gazmend Spahija.

Spahija ka thënë se vik tima i është nënshtruar më 2 shtator operacionit kirurgjik cezarian në Klinikën e Gjinekologjisë, për të kryer lindjen në javën e 38-të.

“Po është e vërtetë. Rreth orës 02:30 të ditës së sotme pacientja e lindur në vitin 1995 ka vde kur nga COVID-19. Ajo i ishte nënshtruar operimit cezarian për kryerjen e lindjes mirëpo për shkak të gjendjes së rënduar, pasi ka pasur dëmtim të madh të mushkërive, është sjellë në mjekim intensiv”, ka thënë ai.

Duhet përkujtuar që gjatë ditës së djeshme ndërruan jetë 21 persona si pasojë e COVID-19, në mesin e tyre edhe një 28 vjeçare shtatzënë.

Poashtu sot është raportuar edhe për vde kjen e një foshnje tri javëshe në QKUK, si pasojë e koronavirusit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img