Thotë se Qeveria nuk bën deklarata por se bën vazhdimisht përpjekje që ta lirojë Thaqin nga burgu.
“Që nga dita kur Thaqi është ndaluar në mbrëmjë më 29 shtator ne jemi marr intensivisht si ministri dhe Qeveri e Kosoëvs.
Qeveria nuk bën deklarata por bën përpjekje që t’i zgjidh këto raste. Ne nuk e mbrojm vetëm interesin shtetërorë por e mbrojmë edhe interesin e secilit qytetar.
Hoxhaj bëri të ditur se kur është ndaluar Thaqi ata kanë pasur informatë që aido të lirohet ditën e nesërme dhe për Hoxhajn, nga ajo ditë e deri sot e janë të ditura pretendimet që i ka Serbia e që nuk kane të bëjnë me Thaqin.
“Po ashtu, kam një informatë të para gjysmë ore se si është gjendja e zotit Thaqi. Kur e kemi marr masën prej 30 ditësh e kemi kuptuar se arrestimi ka qenë i planifikuar dhe se rasti ka kaluar në një fazë tjetër.
Kemi pas disa takime. I kemi nda punët dhe s’kemi lënë guri pa lëvizë, me qëllim që ta lirojmë zotin Thaqi. Kemi dërguaa nota verbale, telefonata të ndryshme edhe në Bruksel me qëllim lirimin e Thaqit”, tha Hoxhaj.
Sipas tij, akti i ndalimit dhe arrestimit ka qenë i paligjshëm dhe se çdo pretendim që ka Serbia nuk qëndron.
Hoxhaj tha se Thaqi edhe në të kaluarën ka udhëtuar nga Serbia. Ai shtoi se do të merren intenzivisht deri të lirohet Thaqi.
Hoxhaj ka folur edhe për politikën e kryeministrit serb dhe prograimin e tij racist ndaj Kosovës.
“Serbia e ka rrit gamën e provokimeve, Vuqiq ka mbajtë 6 orë fjalim dhe programi i tij ka qenë mjaft racist ndaj Kosovës dhe do të bëjmë çdo gjë që këtë program të tij ta bëjmë që mos të zbatohen dhe të dështon./lajmi.net
.