Lajme

Hoxhaj ka një mesazh për Serbinë pas njohjes nga Madagaskari

By FerizajPress

November 25, 2017

Në postimin në Facebook, Hoxhaj deklaroi se kjo njohje vjen në kohën e duhur për të dëshmuar se pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm, dhe se pavarësisht nga përpjekjet e liderëve serbë për ta dëmtuar Kosovën ndërkombëtarisht, bota tashmë e ka pranuar realitetin e ri dhe Kosovën e pavarur.

“Kjo njohje vjen pikërisht në kohën e duhur për të dëshmuar se pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm, dhe se pavarësisht përpjekjeve të Serbisë për ta dëmtuar Kosovën ndërkombëtarisht bota tashmë e ka pranuar realitetin e ri dhe Kosovën e pavarur”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërkohë, ai ka shfrytëzuar rastin për t’i falënderuar punonjësit e ministrisë së Jashtme për punën disa vjeçare për ta marrë këtë njohje.

“Një lajm jashtëzakonisht i mirë njohja nga Madagaskari, në prag të 10 vjetorit të pavarësisë, e cila erdhi si rezultat i punës së madhe disa vjeçare të stafit të Ministrisë së Jashtme”, shkroi Hoxhaj në Facebook.