02,05,2024

Hoxha viziton Gjykatën e Ferizajt

Must Read

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka vizituar Gjykatën Themelore të Ferizajt, me ç’rast u prit nga kryetari Bashkim Hyseni.

Hoxha pas takimit tha se e ka njoftuar kryetarin për mbështetje në punën e tyre që po demonstrojnë.

Ndërsa theksoi se kanë biseduar edhe për plotësim ndryshimin e kodit penale, kodin e procedurës penale si dhe për një sërë ligjesh të tjera.

E sa i përket reformave për ndryshim të ligjit, Hoxha theksoi se rishikimi funksional i sundimit të ligjit është reformë gjithëpërfshirëse dhe është duke u bërë për herë të parë në Republikën e Kosovës.

Ndërsa, duke folur për mungesën e gjyqtarëve në këtë gjykatë ajo tha se fatkeqësisht nuk është vetëm gjykata e Ferizajt ajo qe po perballet me nje problem te tille.

Kurse kryetari i Gjykatës Themelore të Ferizajt Bashkim Hyseni deklaroi se kanë informuar ministren për punën dhe sfidat e kësaj gjykate.

“Ne si gjykatë kemi dhënë disa propozime për tu amandemtuar disa kode të procedurës dhe për t’u amandamentuar disa ligje të natyrës civile pasi që konsiderojmë që nëse amandamentohen mbi bazën e propozimeve të cilat i kemi dhënë për shkak se praktika ka treguar se disa dispozita janë të ngurta dhe nuk ofrojmë fleksibilitet të nevojshëm dhe nëse do të inkorporohen ato propozime ne besojmë se drejtësia do të jetë jo vetëm e shpejtë por do të jetë edhe më cilësore siç ka qenë deri më tani”, tha ai.

Kjo vizitë e ministres Hoxha po bëhet në kuadër të vizitave në Gjykatat Komunale që kanë për qëllim fuqizimin e sundimit të ligjit, ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img