30,05,2025

Hoxha: Besimi në sistemin e drejtësisë, është besim në shtetin tonë

Must Read

Ministrja Hoxha ka përshëndetur punën e kandidatëve duke potencuar peshën e rëndësisë së vendimeve të tyre të cilat do të jenë zëri i drejtësisë në vendin tonë, do të jenë shtylla e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, do të jenë e ardhmja e këtij vendi.

“Para se të filloni çfarëdo funksioni konsideroj se duhet të udhëhiqeni nga mendimi se  çdo veprim dhe vendim i juaji ka peshë, ka fuqi. Ka fuqinë e sundimit të ligjit, ka peshën e pa kontestuar të së drejtës si shtylla kryesore e një shoqërie dhe shteti. Ju, të nderuar kandidatë, do të jeni ata që do të mbroni këtë shtyllë, dhe duke mbrojtur sundimin e ligjit ju do të mbroni qytetarin, do të mbroni vlerat dhe parimet universale, do të mbroni vendin tuaj” ka thënë Hoxha, transmeton lajmi.net

Më tej, ministrja e Drejtësisë ka thënë se puna e këtyre juristëve do të kërkojë që të luftoni çdo padrejtësi dhe të ju ofroni qytetarëve dhe vendit tonë siguri dhe besim se drejtësia nuk është opsionale, nuk është selektive, por sipas saj është e pa kompromis karshi padrejtësive dhe shkeljes së ligjit.

“Të gjitha këto nuk janë të lehta, kanë sfidat e veta por janë të arritshme nëse udhëhiqeni nga parimi se askush dhe asgjë nuk është mbi ligjin dhe të drejtën”, ka deklaruar Hoxha.

Në fund të fjalës së saj, Ministrja Hoxhaka thënë se jemi duke bërë reforma të vazhdueshme në sistemin e drejtësisë me të vetmin qëllim, fuqizimin e sundimit të ligjit si rruga jonë e vetme drejt fuqizimit të shtetit dhe shoqërisë sonë. Njëherit, Ministrja Hoxha ka falënderuar përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të cilët po ndihmojnë në reformimin e sistemit të drejtësisë.

Ministrja Hoxha premtoi përkrahje të plotë në ushtrimin e profesionit të kandidatëve të cilët kanë kaluar provimin e Jurisprudencës dhe shtoi se me punën e përbashkët do ta rrisim besimin e qytetareve në sistemin e drejtësisë.

Në ceremoni mori pjesë edhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi dhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi. /Lajmi.net/

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj në Bruksel: Kryetari Agim Aliu pjesë e panelit të Komitetit Evropian të Rajoneve

Bruksel, 27 Maj 2025 – Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, po merrë pjesë në një ngjarje të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img