20,11,2024

Hoti viziton urën mbi lumin Ibër: Do ta vazhdojmë dialogun me Serbinë

Must Read

“Me përkrahjen e madhe të partnerëve tanë nga Bashkimi Evropian dhe nga SHBA-të, së shpejti kjo urë do të bashkojë qytetarët e dy anëve të Mitrovicës, për lëvizje të lirë. Do t’i shfrytëzojmë të gjitha resurset që kemi dhe do të punojmë shumë edhe në qeverinë e ardhshme që veriun e vendit ta integrojmë në sistemin institucional dhe ekonomik të vendit”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se veriu i vendit tanimë është integruar plotësisht, institucionet shtetërore funksionojnë në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë doganën, Administratën tatimore, organet e rendit dhe të ligjit.

“Do të punojmë shumë me komunitetin serb, për t’i integruar plotësisht, sepse ata janë qytetarë të barabartë të vendit. Do të shfrytëzojmë gjithë autoritetin që kemi institucional për t’i bërë ata që të ndjehen mirë në shtetin e Kosovës. Kemi një Fond Zhvillimor që i ndihmon veriut për të investuar në infrastrukturë arsimore, shëndetësore etj”, ka thënë Hoti, i cili në këtë vizitë shoqërohej edhe nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala.

Kandidati për kryeministër ka thënë se me padurim pret që në bashkëpunim me autoritet komunale në dy anët e Ibrit ta promovojmë urën si një simbol i bashkimit dhe qarkullimit të lirë të qytetarëve.

Sa i përket dialogut të Brukselit, Hoti ka thënë se ai ndjehet komod me rezultatin që kemi arritur në Bruksel edhe në mandatin e kaluar.

Hoti është zotuar për vazhdimin e dialogut ndërshtetëror me Serbinë, bashkëpunimin rajonal në interes të paqes dhe të integrimit në Bashkimin Evropian të shtetit sovran të Kosovës.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img