Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, ka uruar xhudistet kosovare Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi për medaljet e arta në Lojërat Mesdhetare në Tarragona të Spanjës.
Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se këto fitore më të rëndësishme i bën fakti se kanë ndodhur në një shtet që ende nuk e ka njohur Kosovën.
“Këto fitore janë shembulli më i mirë që gjithë populli spanjoll dhe shtetasit e saj ta shohin se kush është Republika e Kosovës, cili është shteti më i ri i Evropës dhe kush ka mbetur pa u njohur prej saj”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.
Më poshtë statusi i plotë i Rexhep Hotit në Facebook:
Dy gola, dy krena, dy të arta, dy ditë të bukura për sportistët tanë. Urime e arta Nora Gjakova. Urime e arta Distria Krasniqi. Ju e përfaqësoni realisht atdheun tim.
Kosova sot rrëmbeu dy medalje të arta në Lojërat Mesdhetare në Tarragona të Spanjës. Më të rëndësishme peshën e fitores, e bën fakti që ka ndodhur në një shtet evropian i cili ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës.
Këto fitore janë shembulli më i mirë që gjithë populli spanjoll dhe shtetasit e saj ta shohin se kush është Republika e Kosovës, cili është shteti më i ri i Evropës dhe kush ka mbetur pa u njohur prej saj.
Shpresa është moto e talentëve. Shpresa është realizim i sportistëve tanë. Le t’i marrim shembull të gjithë, e sidomos ne politikanët.
Must Read