10,01,2026

Hoti paralajmëron strategjinë e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë

Must Read

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka theksuar se sot me grupin parlamentar të LDK-së po e përgatisin strategjinë e veprimit të grupit të tyre për javët dhe muajt e ardhshëm në mënyrë që ta rrëzojnë Qeverinë aktuale e cila udhëhiqet nga Kryeministri aktual, Ramush Haradinaj.
Sipas Hotit, grupi i tyre është i vendosur për opozitë të fuqishme dhe po ashtu ndalje të kësaj keqqeverisje, transmeton ‘Indeksonline’.
“Sot me Grupin Parlamentar te LDK-se po pergatisim strategjine e veprimit te Grupit tone per javet dhe muajt e ardhshem. Grupi eshte i vendosur per opozite te fuqishme dhe ndalje te kesaj keqeverisje. Sjellja jone ne seanca do te jete e qarte dhe e vendosur. Vullneti ekziston dhe mbeshtetja qytetareve nuk ka qene asnjehere me e madhe”, ka shkruar Hoti në Facebook./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img