19,11,2024

Hoti në Ferizaj: Kemi me e përmbyllë vitin 2021 me liberalizim të vizave

Must Read

Kryeministri në detyrë, njëherësh kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, deklaroi se vitin 2021 do ta përmbyllin me liberalizim të vizave dhe me normalizim të marrëdhënieve fqinjësore në proces të dialogut, proces të cilit tha se dy kryeministrat e fundit i kanë ikur.

Ai gjatë një takimi me qytetarët në Komunën e Ferizajt, është shprehur i bindur se në zgjedhjet e 14 shkurtit, LDK do të fitojë, e fitorja e tyre, Hoti tha se është për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Ju garantoj që kemi me fitu, kemi me fitu për të mirën e Kosovës, për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe kjo fitore ka me qenë fitore e orientimit euroatlantik të Kosovës. Ne veçse kemi filluar projektet e mëdha për Kosovën, plot të tjera janë duke ardhur. Ne kemi me e përmbyllë vitin 2021 me liberalizim të vizave, sepse neve na besojnë këtë punë. Ne kemi me e përmbyll vitin 2021 edhe me normalizim të marrëdhënieve fqinjësore në proces të dialogut, një proces që dy kryeministrat para meje i kanë ikur, nuk kanë pasur guxim të merren me të. E kemi sistemuar mirë mbi parime të qarta, i kemi hequr nga fjalori disa gjëra që iu rrini qytetarëve mbi krye dhe procesi po shkon në rrugë të mbarë”, tha ai.

Para qytetarëve të Ferizajt, Hoti foli edhe për programin e tyre ekonomik, ku tha se vetëm zhvillimi i bizneseve mund ta zhvillojë ekonominë.

Ai shtoi se LDK dinë se si ta zhvillojë ekonominë, ku tha se tashmë kanë filluar ristrukturimin e politikave fiskale për t’i ndihmuar bizneset.

“Bizneset e zhvillojnë ekonominë, ne duhet me i ndihmua bizneseve për ta zhvilluar ekonominë, e kështu rriten pagat dhe pensionet. Prandaj, premtimet tona për rritje të rregullt të pagave siç e kemi vendosur ne me ligj në 2016 në bazë vjetore i kemi rrit pagat dhe vazhdojnë të rriten çdo vit pagat varësisht prej rritjes ekonomike që ka vendi. Mbi këtë bazë ne premtojmë që nuk do të ketë asistencë sociale ose pension nën 300 euro sa do të jetë paga minimale”, tha ai.

Hoti ka komentuar edhe një deklaratë të ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ku në një emision televiziv kishte deklaruar se “E kam paragjykuar Kurtin, por isha e ndikuar nga LDK-ja”.

“E themi me krenari kur kthehemi edhe në historikun tonë 30 vjeçar të LDK-së sepse janë vlerat tona, vlerat e qytetarëve të Kosovës. E këta tjerët që i kemi përballë kanë angazhuar ekspert të IT-së me i fshi deklaratat e tyre tash e 15 vite që mos me i pa të tjerët çka kanë thënë para 15 viteve. E disa të tjerë që janë ndarë nga familja jonë, disa anëtarë të familjes tonë që janë ndarë tash po thonë publikisht më kanë thënë me thënë ashtu, nuk kam dashur me thënë ashtu po më kanë thënë dhe është dashur. Kjo nuk është mënyra se si del para qytetarëve me kërkua besimin e tyre, ky është mashtrim klasik, ky është mashtrim klasik. Besimi i qytetarëve kërkohet sy me sy me të vërteta, duke u thirr në punën. 31 vjet pa i ndërruar kurrë parimet, pa pasur nevojë me ndërrua as një fjalë të asnjë deklarate që është thënë tash e 31 vite”, tha ai.

Hoti gjatë ditës ka zhvilluar takime me qytetarët edhe në Kaçanik dhe në Han të Elezit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img