12,03,2025

Hoti: Kosova duhet të merret me statusin politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Must Read

Gjatë takimit, Hoti deklaroi se Kosova duhet të merret me statusin politik të shqiptarëve në Preshevë, Medvexhë dhe Bujanovc.

“Grupi Parlamentar i LDK-së do të luajë rol kyç në Kuvendin e Kosovës në funksion të realizimit të qëndrimit politik të LDK-së karshi çështjes së shqiptarëve në Preshevë, Medvexhë dhe Bujanovc”, tha Hoti.

Tutje në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike. Ai e siguroi Mustafën se LDK-ja do t’ju qëndrojë gjithmonë pranë shqiptarëve në Preshevë, Medvexhë dhe Bujanovc. Ai theksoi se shqiptarët si komb janë tanimë faktor vendimtarë i paqes dhe stabiltetit në Ballkan, prandaj do të ketë koordinim të plotë në veprimet politike në të ardhmen.

Avdullah Hoti shprehu shqetësim me faktin se shumë shqiptarë janë larguar nga këto tri komuna dhe se bizneseve shqiptare po ju bëhet presion nga shteti serb, që ka rezultuar me largim të disa bizneseve të rëndësishme./Lajmi.net/

 

 

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndalohen tre persona për rastin ” Lëndim i rëndë trupor” në Ferizaj

Me datën 08.03.2025, rreth orës 10:30 në rrugën "Kruja" në Ferizaj, katër të dyshuar meshkuj, kosovarë kanë sulmuar fizikisht...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img