Sipas akademik Islamit, Komisioni ka qenë në dijeni për dorëheqjen e Humollit që nga dita e parë e punës, ndonëse ajo është ofruar në ditën e fundit.
“Ai nga fillimi ka thënë se nuk e pranon këtë komision”, deklaroi Islami në konferencën për media, pas publikimit të raportit të Komisionit për Demarkacionin të konstituuar para një muaji nga Qeveria e Kosovës.
“Ai ka pasë një detyrë tjetër. Një detyrë më shumë të postierit. Vet nuk vinte që t’i qartësojë problemet”, tha Islami, duke aluduar se ai ka qenë instrument i opozitës.
Ndryshe, Komisioni i ekspertëve për Matjen e Territorit të Republikës së Kosovës, në publikimin e draft-raportit të parë rreth gjetjeve të Demarkacionit ka konstatuar se Çakorri gjendet jashtë territorit të Kosovës.
Lexoni edhe:
Islami thotë se matja e territorit të Kosovës i ka qartësuar gjërat