20,03,2025

Historiani turk: Perandoria Osmane ua dhuroi serbëve tokat shqiptare (VIDEO)

Must Read

Gjatë intervistës së dhënë për Televizionin turk “Avaz” ai ka thënë se shqiptarët ballkanas, janë ilir autoktonë.

“S’janë as grek e as sllavë”, thotë ai, duke shpjeguar se gjatë luftës turko-ruse ka pasur shumë reaksione negative në Ballkan, shkruan Gazeta Express.

“Shqiptarët patën shumë goditje pasi ishin në kufi me sllavët. Rusët ishin në krahun e serbëve”, thotë ai, duke thënë se “për fat të keq, osmanët nuk fituan asnjë luftë me rusët”.

E këto humje të osmanëve, historiani turk thotë se faturën e paguanin shqiptarët.

“Shqiptarët ishin populli që frenonte sllavët dhe filluan të humbisnin toka”, thotë historiani.

Ai gjithashtu tregon se si anglezët në atë kohë, i erdhën në ndihmë Turqisë, pasi nuk donin që rusët të merrnin Stambollin.

“Shumë toka iu dhuruan Serbisë”, thotë ai, duke treguar se tokat e shqiptarëve që u dhuruan ishin Presheva, Nishi, Vranja. /GazetaExpress/

Shikojeni videon ku historiani tregon për tokat shqiptare të dhuruara Serbisë:

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img