11,09,2025

Historiani serb: Kosovën tashmë e kemi humbur

Must Read

Së fundi historiani, Cedomir Antiq ka thënë se Serbia e ka humbur Kosovën qysh në vitin 2011, transmeton lajmi.net

Sipas tij, fajtor për këtë ka qenë kriza ekonomike ndërkomëbtare në periudhën 2009-2011 dhe presioni nga jashtë.

“Serbia ka pasur disa argumente për të arritur një kompromis historik me shqiptarët, por i kemi humbur ato argumente, për shkak të politika të paqarta dhe mungesës së interesimit për tu marrë me këtë çështje”, ka thënë Antiq për Tanjug.

“Ne e kemi pranuar se serbët nuk janë pakica kombëtare dhe të kenë të drejta në Kosovë,. Serbët kanë bashkësinë e komunave e cila nuk ka kompetenca”, ka thënë historiani serb.

Sipas tij, zgjidhja e problemeve mes dy vendeve do të bëhej vetëm me kompromis historik.

“Vija e kuqe për zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë është një marrëveshje dhe kompromis historik”, shtoi ai.

Ai ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

“Pyes veten se çfarë kemi lënë pas marrëveshjeve të Brukselit. Pjesa tjetër e pranimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare veç dihet”, u shpreh Anti.

Sipas historianit serb, Kosova nuk do të mund të rikthehet më në gjirin e Serbisë. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img