Prej disa vitesh kishte probleme me këmbën e djathtë, e shoqëruar me dhimbje pothuajse të pa përballueshme dhe së fundmi edhe me gangrenë të gishtrinjëve. Pacienti Nazif Hasanaj nga Istogu thotë që kishte kërkuar shërim në të gjitha shtetet fqinje, duke filluar nga Shkupi, Beogradi dhe Turqia.
Hasanaj fillon rrëfimin e tij të trishtë për të kërkuar shërim nga Beogradi. Ai tregon që në Beograd dhe Shkup, për shërimin e tij kishte marrë një përgjigje gati fatale për të, pasi që atij nga mjekët e Beogradit i ishte thënë që zgjidhja e vetme është vazhdimi i terapisë deri në masën që pacienti të duronte dhe në fund amputimi i këmbës nën gju. Këmba duhej amputuar në mënyrë që të vazhdonte jetën edhe pse Nazifi është i ri në moshë dhe ky fakt do ta demoralizonte shumë atë.
“Unë kam hulumtuar në disa shtete fqinje, sepse doja të dija mendimin e shumicës së mjekëve, mirëpo ajo se çfarë më kanë thënë mjekët në Beograd dhe Shkup më ka befasuar shumë. Mjekët nga Beogradi më kanë thënë që mënyra e vetme për tu shëruar është këputja e këmbës”, tregon Nazif Hasanaj.
Destinacioni i radhës për kërkimin e shërimit të Hasanaj ishte Spitali Amerikan, me ç’rast ai edhe gjeti zgjidhjen e shumëkërkuar.
“Me të ardhur në Spitalin Amerikan jam takuar me Dr.Elmi Ollurin, i cili pa gjendjen time dhe bazuar në historinë e sëmundjes, dosjen e pacientit, kundërshtojë verdiktin e mjekëve të atyre qendrave mjekësore duke më ofruar një operacion revaskularizues për shërimin e këmbës pa amputim. Dhe në fakt kështu ndodhi, pasi që unë tashmë po ndihem mirë, nuk kam dhimbje dhe gjithçka ka filluar t’i kthehet normales”, thotë Nazif Hasanaj, i cili nuk i kursen lëvdatat për doktorin që bashkë me stafin e Spitalit Amerikan realizuan operimin e sukseshëm të pacientit Nazif Hasanaj.
“Është mirë që kemi mjek të tillë në Kosovë, dashtë zoti që sa më shumë të kemi mjekë të këtij niveli në mënyrë që të mos kemi nevojë të kërkojmë ndihmë tek shtetet e huaja”, thotë në fund Hasanaj.
Ndërsa Dr.Elmi Olluri – Kirurg Vaskular në Spitalin Amerikan, tha që diagnoza e Nazifit ka qenë Gangren (vdekje e indeve) të gishtërinjve, gishtit të pestë dhe maja e gishit të madh dhe një gjendje pregangrenoze e shputës në 1/3 e pjesës së përparme nga gishtrinjtë. Pacienti ka pas dhe dhimbje të pa durueshme që disa kohë. Ai thotë që gjithçka ka shkuar në mënyrë të rregullt dhe se gjendja momentale e pacientit është stabile.
“Operimi ka shkuar shumë mirë, është bërë hapja e arteries së përparme nga gjuri e poshtë në drejtim të shputës, balon dilatimi i saj. Hapja e Trukusit TP dhe hapja e AP III me Stripper si dhe urzimi i këtyre me arterien mbi gju. Pacienti është në gjendje stabile dhe do të vazhdojë trajtimi sipas protokolleve vaskulare për të tilla sëmundje, thotë Dr. Med. Elmi Olluri Mr.Sci.
Kjo procedurë njihet si proçedurë hibride.