19,05,2024

Historia e “loçkës” së Ferizajt

Must Read

Akullore “Loçka” funksionon që nga vitet ’70-’80

Në këto ditë të nxehta padyshim se na shkon mendja që të freskohemi me akullore.Të jesh nga Ferizaj dhe të mos ta njohësh “Loçkën” për akullore është e pamundur.

Emër interesant apo jo, e po këtë emër ia ka vënë vetë qytetarët këtij biznesi  që ka. filluar në vitet 70-80 ta.
Pronari i biznesit ‘Loqka”, Fatmir Kamberi ka ndarë detaje interesante për portalin RTV 21 nga puna e tij që e bën që 23 vite.
E kujt ishte ideja qe t’ia leni emrin ” Loçka”?
Vendosja e emrit është vendos nga thirja e vetë njerëzve nga thirja e vetë njerëzve të Ferizajit që kan thirr në të “Te Loçka”,për shkak se para se të filloj unë punen më herët në atë vend ka punuar një plak i cili gjithmon  e ka thirr veten “hajde te loçka” fëmijeve dhe gjithë pa përjashtim.Ndërsa pastaj unë pas fillim të punës në këtë vend,do të thotë para lufte e kam regjistruar si emër të firmes”Loçka”

Kush ka qenë i pari që e ka hapur këtë biznes dhe që sa vite është hapur ky biznes ?
Siç thash edhe më parë punën ka filluar aty një më heret dhe ai është quajtur Kadrush Rexhepi por të gjithë e kanë njohur si “Loçka”.Me sa mbaj mend ai aty ka filluar punën në vitet 70-80ta ndërsa pasi bëri një moshë të vjetër ai la punën dhe me marrëveshje me babain tim i kompenzoj barakën aty që ishte dhe ashtu mbas një viti apo dy unë fillova të punoj po në atë vend dhe tash janë bërë 23-vite që punoj të njejtën punë.

Për ata që nuk ju njohin si është reagimi i parë kur e dëgjojnë këtë emër?
Po si të them është një emër që të ngrit vëmendjen dhe disi të gjithë e thojn si me shaka kur ta shohin që është emër i një lokali por me siguri edhe anën tjeter i këndshëm.

Çka mendoni se juve ju bën më të veçantë?
Së pari është koha e gjatë që punohet aty pastaj patjeter kualiteti akulloreve dhe mbi të gjitha respekti ndaj klientëve.

Si çdo punë më siguri edhe kjo ka sfidat e veta,po për ju cila është sfida?
Sfida e kësaj puna është mbajtja gjithmon në nivel të punës dhe mësimi i kësajpune apo mësimi i zanatit.

Po të dashur çka e bënë punën tuaj ?
Si fillim unë ket punë kam dashur gjithë por sa i përket klientëve gjithmon kan një respekt për punën që e bëjmë dhe kur ndjejnë nostalgji për vendin kur kan qen të rinjë apo të vegjël ku kam mbri që edhe unë ta përcjell një gjenerat të tërë dhe tash vijn të martuar apo me fëmijët e vet që prap ti mësojn të marrin akullore te Loçka.
Me cilat lloje (shije) të akulloreve keni filluar këtë biznes? Po tani cilat shije të akulloreve ofroni për klientë?
Kemi filluar me dy shije vanillë dhe çokokollad e tash kemi edhe dredhëz ku këto jan edhe shijet më të preferuar të konsumatorëve.
A keni menduar ta zgjeroni këtë biznes edhe në një lokal më të madh apo edhe ndonjë hapësirë tjetër?

Po kam menduar po kjo punë donë njerëz që e njofin këtë punë por me kohë besoj se do ti vijë radha edhe për zgjërimin e saj dhe që të jetë me të gjitha rregullat e hoteleris bashkohore.

Cili/cila ka qenë klienti juaj më i veçantë që ju ka vizituar?

Fëmijët janë për mua klientët më preferuar kur i sheh si i gëzohen akullores që e marrin dhe ngazëllehen aq shumë sa që e sheh atë pafajsin e tyre në fytyrë dhe janë bashkëatdhetarët tanë që heret mëngjeseve ndalen para meje dhe deshirojn të marrin akullore ende pa pushuar nga rruga e gjatë që e bëjnë nga gurbeti dhe shprehin nostalgji për akulloret e loçkes që skan ngrën që moti.
Ju vet a jeni dashamirës të akulloreve?

Po jam dhe atë edhe kur jam në ndonjë vend tjetër kërkoj akulloret më të njohura  ti provoj dhe kam dëshirë që të eksploroj me shije tjera dhe ta shoh e të krahasoj me shijet e mia.

Kush e hëngri akulloren e parë?
Me të vërtet nuk më kujtohet.

Sa klientë ju vizitojnë gjatë ditës?

Klientë vinë shumë në ditë sa edhe unë të jem i kënaqur me punën time./21Media

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img