19,12,2024

“Historia e kosovarëve ishte e mbushur me dhunë, sot Kosova është shtet modern”

Must Read

Secili nga këto shtete përballet me sfida të ndryshme, kurse tema e diskutimit ka qenë për gjendjen aktuale dhe për pakicat që jetojnë në këto vende, transmeton lajmi.net

Roskam i pyetur nga Washington Examiner se çfarë di për Kosovën, ai përmendi procesin e demarkacionit si kusht për liberalizimin vizave, duke mos anashkaluar as hedhjen e gazit lotsjellës nga deputetët e opozitës.

“Kosova është shtet me shumicë myslimane dhe që serbët janë pakicë. Ata janë nën presion nga Bashkimi Evropian para se tu hiqen vizat, janë në presion për të rregulluar kufijtë me Malin e Zi. Kjo ka shkaktuar edhe tension, pasi një vit më parë aty u hodh edhe gaz lotsjellës për ta trazuar Kuvendin, kjo erdhi pasi që deputetët opozitarë nuk ishin të kënaqur me rrjedhën e procesit, kjo nuk është dukuri e përditshme”, u shpreh Roskam.

Republikani vazhdon rrëfimin duke treguar për historitë që i ka dëgjuar për kosovarët dhe historinë e Kosovës.

“Është si një anekdotë… një punëtor kosovar ka qenë punëtor i ambasadës së SHBA-së. Ai ishte një fotograf dhe merrte shumë pamje nga takimet e ndryshme. E mësova se të dy prindërit e tij u ekzekutuan nga forca e milicisë serbe. Ajo ishte diçka e re për mua për të dëgjuar dhe për të kuptuar historitë e kosovarëve të mbushur me dhunë dhe ankth të vërtetë”, vazhdoi përgjigjen kryesuesi i organizatës për Partneritet dhe Lidership.

“Ne kemi shans për t’iu ndihmuar por mendoj se zgjidhjet duhet të jenë në duart e Kosovës, dhe se ata kanë njerëz për të marrë vendimet që dëshirojnë. Por në qoftë se dëshirohet të bëhet lojë në këtë rajon, i cili është i mbushur me një histori jostabiliteti, ky rajon do vazhdojë të mbetet i paqëndrueshëm”, theksoi ai, transmeton lajmi.net

Duke folur për gjendjen aktuale Roskam përmendi mbështetjen që Serbia e merr nga Rusia, dhe luftën e pakompromis që sipas tij shteti i Kosovës e ka bërë ndaj terrorizmit, posa e ka kuptuar se qytetarët e saj po shkojnë për të luftuar në radhët e ISIS-it.

“Serbia është në gjendje të marrë mbështetje nga Rusia, por që kjo çështje po ndiqet me vëmendje nga BE-ja. Por, Kosova është shtet i vogël me rreth 1.8 milionë banorë, por shumë i moderuar.Disa vjet më parë, ata kuptuan se rreth 600 luftarë kishin shkuar në ISIS dhe vazhduan luftën për ta shuar këtë dukuri. Ndryshuan ligjet, për t’i ndaluar shkuarjet dhe i zbatuan me përpikmëri ato. Pra ata janë një model, i një vendi modern mysliman me të cilët kemi marrëdhënie shumë të mirë’, përfundoi Peter Roskam.

Ai krejt në fund të intervistës thotë që Kosova ka kapacitete për të bërë tranzicion, dhe vendimet duhet t’i merr vet shteti.

Sipas këtij shkrimi, Rusia dhe Kina po vëzhdojnë aftësinë e presidentit të Amerikës, Donald Trump për të mbajtur raportet e mira me aleatët global, gjë që u diskutua në mbledhjen e këtij grupi ligjvënësish. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img