Në zonat urbane ekziston bashkëjetesa e shumë stileve të muzikës së popullarizuar (Rock, Xhaz, Bluz, Rege, Elektronike, Latine (Samba, Rumba, Bambo, etj.) Hip-Hop, Rap, POP,R&B, Alternative,Country etj.) Shumica e këtyre stileve kanë ardhur me anë të mjeteve të komunikimit masiv (Radio,TV, Internet etj.) dhe është vështirë të veçohet ndonjë stil e të quhet dominues. Të gjitha këto kultura të vogla të ndryshme urbane quhen nënkultura (subkultura). Ky nocion është i rrënjosur në teoritë kulturore, dhe është përdorur nga mesi i shekullit 20-të për të përshkruar stilet periferike brenda kulturës dominuese.
Kultura hip hop është përhapur në gjithë botën. Hip hopi gjatë viteve është zhvilluar dhe ka përfshirë jo vetëm rap muzikën, por të gjithë stilin e jetës që vazhdimisht ka bashkuar elementet e ndryshme të teknologjisë, artit dhe jetës urbane
Hip-Hopi si kulturë dhe si një formë arti ekziston për më shumë se 30 vjet, edhe sot është në vazhdim e sipër. Termi hip-hop shpesh ngatërrohet me shprehjen rap muzikë që është gabim, edhe pse rap muzika është pjesë e hip-hop kulturës. Hip-hop kultura ka një kuptim shumë më të thellë. Hip-hop kultura vjen nga Amerika dhe më e dukshme është sigurisht në Amerikë, por në 20 vitet e fundit ka filluar të rritet dhe të mbijeton në Evropë dhe në kontinente të tjera duke përfshi edhe R. e Kosovës.
Termi hip-hop u krijua nga kombinimi i dy fjalëve angleze: hip (hipper, hipest), që do të thotë diçka tani, e tanishme, aktuale dhe hop (hoped, hopping) qëdo të thotë lëvizjet në formë kërcimi. Termi është përdorur me sa duket për herë të parë nga disk xhokejLovebugStarski në këngën e tijHip hop shoowopdabop tij. Në çdo rast, termi u krijua kur Afrika Bambaataa (disk xhokej nga Bronksi Jugor) ka filluar të përdorë atë.
Duke u nisur nga fakti se bartësit e subkulturave të tilla janë shpesh të rinjtë, ato gjithashtu quhen edhe kultura e të rinjve, ndryshe nga kultura e të moshuarve (prindërve). Njohurit për krijimin, historinë dhe drejtimet e hip hop kulturës në Shtetet e Bashkuara, janë të domosdoshme për të kuptuar hip hop kulturën në cilën do vend të botës duke përfshirë edhe R. e Kosovës. Ky lloj i popullarizuar i nën kulturës urbane, i cili në vendin tonë nuk është hulumtuar ende, për vetëm njëzet vjet është shndërruar në një kulturë globale që mund të gjenden në çdo zonë urbane në botë.
Hip-Hopi është emri i përbashkët për formën e artit urban i krijuar nga Afroamerikanët dhe Latino-amerikanëve në vitet e ‘70 në Bronks* të Nju Jorkut. Afroamerikanët dhe Latinoamerikanëte rinjtë në një mjedis shumë të pasigurt, i rrethuar nga dhuna dhe përleshjet në rrugë, kanë krijuar një identitet alternativ lokal në modë dhe gjuhë, në emrat e rrugëve dhe më e rëndësishmja në krijimin grupeve të lagjes.
Ato (grupet) luftuan me njëra-tjetrën për territor dhe status, kurse statusi brenda grupit ishte aq i rëndësishme sa që ai përcaktonte edhe statusin brenda komunitetit. Konkurrenca në mes grupeve nuk ishte gjithmonë dhuna në rrugë apo përleshjet, por edhe diçka më shumë ajo ishte edhe konkurrenca në art. Pra, ata kanë zhvilluar forma të ndryshme të artit, të cilat më vonë do të formojnë së bashku kulturën urbane – Hip Hop. “Hip hopi është një luftë e vazhdueshme për statusin, prestigjin dhe miratimin (aprovim) e grupeve.
Emri i hip hop rrjedh nga strofa e parë e këngës RappersDelight nga SugerHillGang. Sot, me këtë emër është përfshirë një gamë e gjerë jo vetëm e aktiviteteve dhe aftësive por edhe si diçka më shumë, si në mënyrën e veshjes, të folurit, të ecurit dhe të menduarit. “Edhe pse termi hip hop është përdorur si një sinonim për rap-produkcionin, kuptimi i tij është shumë më i gjerë sepse nënkupton një gamë të gjerë të kulturës së rrugës e krijuar në bazë të rap -muzikës dhe rreth saj.
Në Hip-Hop kulturën nuk është primare gjendja materiale dhe pamja, por më shumë çmohet ndonjë origjinalitet dhe kreativitet, arti që një pjesë e elementit të çoj hip-hopin deri pothuajse në përsosmëri të plotë por njëkohësish të mos të shkoj në komercializim dhe të ruaj origjinalitetin.
Kultura Hip-hop nuk është e lidhur vetëm Afroamerikanët (nga e cila edhe rrjedhë), por pjesë e Hip-Hop mund të jetë një njeri i çdo race dhe kombësie. Gjithashtu Hip-hopi nuk i përket vetëm një feje por është i të gjitha religjioneve. Gjëja më e mirë ndoshta edhe më e keqe është se çdo kush mund të jetë pjesë e Hip-Hop-it. Për shkak të këtyre disa gjërave ndoshta të parëndësishme Hip-Hopi ka mbetur unik dhe origjinal dhe ende vazhdon të ekzistoj në mbarë botën.
Historia e kompletuar e hip hopit është shpjeguar më së miri në këngën I Used To Love H.E.R. nga Common-së. Siç qëndron tani, hip hopi është lëvizja më masive kulturo- muzikore në botë, dhe për më tepër, hip hopi është tërësisht i jo dhunshme. Afrika Bambaataa, i cili konsiderohet si një nga krijuesit e hip hopit ka gjetur katër pjesë apo elemente kryesore të kësaj kulture:
- Rap Muzika (MC-ing apo Repimi, vokali, ai i cili repon-tregimi apo poezia e përcjellur me ritëm),
- DJ-ing(i obliguar për emetim, miksim, “kruarje” tëmuzikës, sot edheproducent)
- Breakdancing,(djemtë dhe vajzat, kërcimtarët që performojnë kërcime eksibicionale me vallzim që është karakteristikë e rap muzikës)
- Art Grafitët(Pikturat artistike në mur të bëra me anë të sprejit, pikturat për kah tema mund të jen të personave me ndikim, mesazhe (porosi) nga rruga, artistë muzikore dhe të tjera).
Rap Muzika
RhythmandPoetry (ritëm dhe poezi ose thjesht-Rap) është një zhanër i muzikës dhe pjesë e kulturës Hip Hop.Rap muzika është drejtim muzikor që te ne është ende shumë i nënçmuar edhe pse në botë është një nga zhanret kryesore për 38 vitet e fundit. Pse është kjo kështu? Në fakt, shumë besojnë se rap artistët vetëm i fyejnë femrat, gjuajnë me armë, janë shpërndarës të drogës, përfundojnë në burg, i keqpërdorin paratë dhe lëvdohen me shtëpi luksoze dhe femra të bukura. Rapi është diçka shumë më tepër se kaq.
Rap muzika është me siguri elementi më i popullarizuar dhe njëkohësisht elementi më komercial i hip hopit. Vet fjala rap vjen nga zhargoni afrikano-amerikan, që do të thotë një bisedë apo një recitim për të treguar diçka. Më së thjeshtë mund të përcaktohet si “një stil i muzikës së popullarizuar i afro amerikanëve i cili përbehet dhe konsiston në rimë dhe në ritmin e improvizua. Rimën e drejton (performon) MS – iu (MC, shkurtesa për MasterofCeremony, që mund të përkthehet në gjuhën shqipe si udhëheqës i programit, argëtimit apo ngjarjes), roli i të cilit ishte fillimisht në ngritjen e atmosferës në argëtime të ndryshme (party). Gradualisht shprehjet janë bërë më komplekse dhe më të gjata dhe në këtë mënyrë është zhvilluar një stil i ri muzikorë. Sot MC-ia është personi që me anë të mikrofonit krijon (performon) rimë apo poezi. Improvizim i rimës, i ashtuquajturi freestyling, sot nuk është i zakonshëm. Sot rimat së pari shkruhen, (pastaj) mbahen në mend dhe recitohen.
Rap-i kombinon nocionin letrarë të autorësisë me gojë të konstruktuar në formë të mendimit, shprehjes dhe të performancës. Ky aspekt më së shumti manifestohet me faktin se reperët asnjëherë nuk performojnë tekstet e të tjerëve (të huaj), gjegjësisht ato performojnë vetëm tekstet të cilat vetë i kanë shkruar.
Një numër i madhe i njerëzve mendojnë se reperët janë mendjemadhë, krenarë dhe arrogant.Nga pikëpamja historike dhe sociologjike ky është edhe qëllimi burimor (origjinal) i rapi-t, përdorimi i fjalëve me qëllim që në grupin shoqëror të imponohen superioriteti dhe ekskluziviteti (si të veçantë). Rap-i vjen nga nevoja ku një grup i caktuar social dhe i moshës së caktua, shprehin realitetin e tyre me qëllim që të jenë të njohur në shoqëri. Temat e teksteve sot janë shumë të ndryshëm, dhe më së shpeshti ato kanë të bëjnë me:lavdërime (vetëlavdërime), dashurinë, seksin, politikën dhe argëtimin.
Ky zhanër muzikor u shfaq në mesin e viteve 70 të shekullit të kaluar në rrethin e Bronksit të Njujorkut, ku të rinjtë afroamerikanë filluan të organizojnë argëtime në lagjet*e Njujorkut. Organizimet e argëtimeve janë mbajtur në sallat e braktisura, kurse ato hapësira të rinjve ju kanë shërbye për një ikje nga realiteti i ashpër i fqinjësisë së varfër, i cili ka “vluar” nga trafikimi i drogës, vrasjeve dhe bandave të ndryshme. Si zakonisht, një mysafir i shpeshtë në këto pjesë të qytetit ishte policia që nuk e fshehte urrejtjen e tyre ndaj afroamerikanëve dhe në shumicën e rasteve ka ushtrua dhunë padrejtësisht. E tëra kjo te disa banda rezultoi në “rebelim pozitiv“, dhe ata filluan të merren me veprimtari tjera, të cilat ishin larg nga krimi dhe ndikimet e këqija të rrugës. Strehimin e tyre e kanë gjetur në krijimin e një zhanër të ri muzikor, të quajtur më vonë RAP.
Që nga viti 1973, shumë banda u larguan nga rruga dhe u orientuan në drejtim të krijimit të muzikës. Veçanërisht dallohen: DJ Kool Herc, Afrika Baambaata dhe GrandmasterFlash etj. DJ Kool Herc një ditë e mori gramafonin e tij të vjetër dhe duke improvizuar ka kuptuar se duke tërhequr diskun përpara-mbrapa fitohet një tingulli i ri dhe me kombinime dhe me ndërrimin e shpejtësisë mund të ndryshohet tërësisht funksioni i gramafonit i cila ka ekzistuar deri atëherë. (Te gramafonat e vjetër disku ka mundur të rrotullohet në tre shpejtësi : 78,33 dhe 45 rrotullime në minutë).
Koha ka kaluar, kurse Kool Herc bëhet gjithë një e më mirë, dhe fillon ti shtoj ‘mostra’ (bërxolla muzikore) e më vonë edhe ritme nga aparati i ritmeve. Në fillim është përdorur përzierja e fankut dhe disko muzikës si sfond në të cilën interpretuesit kanë shpalosur tregimet e veta në lidhje me qëndrimet e tyre mbi jetën dhe botën si dhe gjërat tjera të cilat i kanë rrethuar. Në argëtimet nëpër lagjet e Njujorkut në skenë, pra, reperika performuar, kurse prapa tij DJ i cili ishte mbështetja e tij muzikore, ndërsa pjesëmarrësit me duart në ajër, kanë kërcyer dhe vallëzuar me ritmin funk dhe thjesht janë argëtuar. Pas Kool Herc shfaqen edhe dy DJ të cilët në këtë llojë muzike do të kenë ndikim shumë të madh: GrandmasterFlash dhe Afrika Baambaata të cilët Rap-in e kanë ngritur në një nivel shumë më të lartë, dhe i kanë dhënë një freski dhe tingull të ri duke përdorur ‘elektro’ tinguj dhe ritmin të cilin e kanë quajtur ‘Breakbeat’ (tani ekziston një zhanër i veçantë muzikore i tij) në bazë të kërcimtarëve që kërceninnë parqe të cilët i kanë argëtuar kalimtarët.(Breakdance).
Në fillim të viteve ’80, paraqitet një numër i madh i interpretuesve të inspiruar nga suksesi i madh i SugarhillGang, me Afrikën Baambaatu, KurtisBlow, GrandmasterFlash, etj.
Në skenë paraqitet grupi RUN- DMC (rap grupi më i mirë i të gjitha kohërave). Grupi Run-DMC që nga fillimi ka treguar origjinalitetin, si në kuptimin e muzikës ashtu edhe në aspektin e teksteve, që bënë të dallohen nga shumica e grupeve tjera. Nga viti 1981 deri në vitin 2002 kanë qenë model dhe frymëzim për reperët në tërë botën. Anëtarët e grupit Run-DMC janë autor të rap antologjisë me këngët si “WalkThisWay” (kënga që rap muzikën e ka ofruar me audiencën më të gjerë, veçanërisht për shkak të bashkëpunimit me grupin e njohur Aerosmith), pastaj këngët “Sucker MC-së“,KingOfRock,“Krenar të jesh afroamerikan” dhe “Adidasi i im” (që më pas i ka sjell një marrëveshje sponsorizimi me gjigantin sportiv Adidas) duke shënuar stilin e tyre të veshjes.
Rapi gjithnjë e më shumë ka fituar në popullaritet dhe në cilësi për shkak të atmosferës së tyre pozitive e shprehur në tekstet e tyre, të cilat kanë motivuar njerëzit për vallëzim (kërcim), argëtim dhe bashkimin (unitet). Kjo muzikë, ndër të tjera, ka kontribuar në reduktimin e racizmit, sepse ajo ka propagandua jetën pa paragjykime, duke thënë se nuk ka rëndësi se çfarë ngjyre të lëkurës ke, por me rëndësi është përhapja e vibracione pozitive. Pas Run-DMC në skenë vijnë LL COOL J, KOOL MOE DEE, PUBLIC ENEMY dhe BEASTIE BOYS.
Në vitet e ‘80, rap muzika është zhvilluar por në një drejtim të ri. Në fakt, nga fundi i viteve ’80 kanë filluar të paraqiten grupe që ishin më shumë politikisht të orientuar. I tillë ishte grupi PublicEnemy, i cili me albumin e tij It “Takes A Nation of Millions to Hold Us Back”dhekënga nga albumi i tij, “Fight The Power”ka treguar se Rap muzika ende ka një rol të rëndësishëm në kulturën e afro-amerikanëve. Shfaqja e këngëve të orientuara politikisht, ka shkaktuar daljen e një stil të ri të Rap-it, RapGangsta.
PublicEnemy, ashtu si që edhe emri i tyre thotë, kanë sjellë diçka të re të freskët, sepse në tekstet e tyre kanë përshkruar luftën e njeriut të “vogël” kundër sistemit të paskrupullt që i shtyp aq fuqishëm nga dita në ditë të pafuqishmit. Shqetësimet sociale me të cilat kryesishtjanë marr ju kanë dhënë mprehtësi dhe respektin nga njerëzit të cilët kanë jetuar në geto por edhe më gjerë. Kanë ditur të “turbullojnë” qeverinë, kur ajo ishte e nevojshme, gjithashtu kanë ndikuar edhe në botëkuptimet e atyre që i kanë dëgjuar.
Tashmë një legjendë, në karrierën e tyre që është ende në vazhdim e sipër (ka filluar në vitin 1986) kanë krijuar hite të shumta si “FightPower” (këngën e tyre më të paharrueshme që flet për rezistencën ndaj autoriteteve), ‘Shut emdown ” dhe atë të drejtpërdrejtë “‘I dontwanna be calledyonigga”.
Shfaqja e këngëve të orientuara politikisht, ka shkaktuar daljen e një stil të ri të Rap-it, RapGangsta. Në fund të viteve të ‘80 në rap muzikën bie një hijepër shkak të paraqitjes së rapgangsta, nën-zhanër që tekstet e tyre flasin për bandat, konfliktet e armatosura në mes të bandave, abuzimeve me drogën dhe aktet e ndryshme të dhunës. Ishte shumë i popullarizuar në LosAngjelos dhe Nju Jork. Për shkak të këtyre temave GangstaRap ka tërhequr vëmendjen e madhe dëgjuesve. Albumi i parë i njohur i gangstarap ishte StraightOuttaCompton i grupit NWA (NiggazWithAttitudean, anëtarët e parë të grupi ishin :Arabian Prince, Eazy-E, Dr. DredheIce Cube). Ky album ishte ndryshe nga të tjera deri atëherë, ai ishte i kontestuar dhe i mbushur me shumë polemika dhe dhunë, si i tillë ka tërhequr vëmendjen e FBI-së. Edhe pse policia u përpoq për të shtypur dhe të censurojnë këtë grup, nuk ka pasur sukses dhe në fakt pas këtyre përpjekjeve, rapgangsta ishte edhe më i popullarizuar dhe interesant. Kjo nuk ishte befasi, për shkak se anëtarët e grupeve të tilla si NWA (NiggazWithAttitude) dhe këngëtarët si DR. Drea, ICE-T-së, SnoopDogg, Tupac, Ice Cube, Geto Boys, Above the Law, Scarface, Too Shor, Coolio, Eazy-E, Jay-Z, DMX, dhe të tjerët vinin nga lagjet e varfër ku ka ekzistuar dhuna e shkallës së lartë.
Paralelisht me “gangsterët”në skenë është paraqitur edheMC Hammer që e ka “komerijalizuar” këtë zhanër (të cilën disa e konsiderojnë si diçka të keqe), ai ka bërë një nga hitet më të mëdha në historinë e rapit ,‘U canttouchthis’. Pastaj vjen grupi irlandez (me anëtarë të bardhë, për dallim ku gati në të gjitha rap grupet anëtarët janë afroamerkan), Grupi HOUSE OF PAIN që pushtoi botën me këngën “JumpAround“, si një rap grup i fundit me anëtarë të bardhë.
Interpretuesit e fundit para rënies së cilësinë së rap muzikës, kah mesi i viteve ’90, ishin NAUGHTY BY NATURE të cilët me një undergroundrap fituan shumë adhurues. Ky grup krijoi këngët “OPP” dhe “Hip Hop Hooray”. Duhet të përmenden edhe dy reperëtlatino amerikan të kësaj periudhe, CYPRESS HILL i DELINQUENT HABITS.
Grindjet në mes veti, të rapgangsta këngëtarëve ka lënë një shije të keqe në botën e rap muzikës. Në njërin nga ekseset e ndryshme janë vrarë dy legjendat e rapit, TUPAC dhe B.I.G NOTORIOUS … Ata u vranë në “konfliktet në mes veti- që asnjëherë nuk është dëshmua. Dhimbja ndaj tyre ekziston edhe sot e kësaj dite.
Një tjetër moment i rëndësishëm nërap muzikën ka ndodhur në vitin 2000, kur një reper skocez-amerikan,i bardhë,me emrin Eminem me një mbështetje të madhe nga ana e reperëve dhe producentit të njohur si Dr Dre me albumin MarshallMathers LP, i cila ka shitur nëntë milionë kopje. Nga viti 2000 deri më sot, nga viti në vit çdo vit është rritur shumë numri i albumeve të rap muzikës dhe ky zhanër është zhanri më i dëgjuar në botën e muzikës.
Patjetër duhet të përmenden, dhe artistë të rap muzikës si:50 Cent,Wu-TangClan, BustaRhymes, JaRule, The Game,Nas, Xzibit, LilWayne, LilScrapy, T.I.,Tyga, Nelly, RickRoss, dhe shumë të tjerë. Pas këtyre për rap muzikën vjen një periudhë e stagnimit në cilësi.
Rap muzika në shekullin e 21
Rap muzika u bë zhanri më i popullarizuar i muzikës në shekullin e 21-të, me këngë individuale dhe albume rap muzika ka qenë në vende e para në top listat muzikore në mbarë botën.Skena lokale uzhvillua në shumë vende dhe ka krijuar artistë të suksesshme si DizzeeRascalnë Angli dhe Drake në Kanada. Shumë rap këngëtare femra gjithashtu u bënë të suksesshme, si MissyElliott, Lil ‘Kim, LaurenHill dhe NickiMinaj.Hip hopi ka pasur një ndikim të madh.Shumë pop këngëtarë dhe Raperëshpesh bashkëpunojnë për të prodhuar këngë me rap tekste dhe rimë, si p. sh. Bashkëpunimi në mes të Pop këngëtarit Charlie Puth dhe reperitWizKhalifa ku kënga e tyre SeeYou Againkaqenë në vendin e parë në top listat muzikore në 96 vende të botës në vitin 2015.
- Shkolla e vjetër e rap muzikës (1970-1985), qëështë vet fillimiitij e deritemanifestimiitij.
- E ashtuquajturaEpoka e Art e e rap muzikës (1985-1993) nëtëcilënjanëkanëardhurnëshprehjereperët e tëBregutperendimorë (Los Angjellos) dheBregutLindorë (NjuJork) me shfaqjendherritjen e madhetëdisadrejtimevetëveçantatë Rap muzikëssi Rap gangstadhe G-Funk dhe
- PeriudhaeashtuquajturShkollë e Re e rap muzikës (1993 – e tutje)
Përfundim
Hip hop me të madhe ka ndikuar në kulturën e të bardhëve dhe të afro-amerikanëve. Shumica e zhargonit të hip hop kulturës janë bërë pjesë standarde e fjalorit të rinjve të grupe të ndryshme etnike. Rap-i funksionon si zë i një komuniteti që nuk ka qasje në mediat kryesore. Rap-i inkurajon krenarinë, vetëbesim dhe interesim për vetveten, inkurajon një imazh pozitiv të historisë së afro-amerikane që është margjinalizuar në institucionet amerikane.
E rëndësishme është të përmendën edhe disa zhanre alternative të rap muzikës që shpesh janë përzier me zhanre apo drejtime tjera muzikore dhe në këtë mënyrë kanë krijuar tinguj të ndryshëm. Ndoshta ajo që është më e rëndësishme për çdo veprim të tillë është se gjithçka i takon Hip-Hop kulturës dhe nuk mund të thuhet se disa prej këtyre zhanreve nuk janë të mirë. Të gjithë këto drejtime apo zhanre alternative në Rapi përkasin kulturës Hip-Hop, pavarësisht nëse na i dëgjojmë apo jo, gjegjësisht na pëlqejnë apo jo.
Ajo që është e sigurt, është se hip hop-i është një prej lëvizjes më të madhe muzikore në botë dhe si një kulturë shumë krijuese do të ekzistoj edhe për një kohë shumë të gjatë. Historinë e hip hop kulturës dhe tërap muzikës do të përfundojë me këtë përmbledhje të vargjeve të rap artist Common, të cilat më së miri e pasqyrojnë frymën e hip-hopit dhe rap muzikës.
Kam filluar të mendoj, sa shumë shpirtra hip hopika pasionuar (prekur),
Sa shumë popuj të vdekur ky art i ka ringjallur,
Sa shumë kombe kanë adaptua këtë kulturë,
Kush jam unë që të gjykoj ato perspektiva.
Agim Arifi
(Autori është Sociolog nga Ferizaj)
Redaktimi i fotografive : AgimArifi
* Koincidencë është se në Bronks jeton numri më i madhe i shqiptarëve në Nju Jork. Nga njëherë Bronksi quhet edhe kryeqyteti i shqiptarëve në SHBA
*Në literaturë dhe shkrimet e ndryshme për Nju Jorkun disa pjesë të qytetit emërohen si Lagje apo Kuarte, si Bronksi, Mënhetën,etj. Këto nuk mund të janë Lagje dhe Kuartenë kuptimin e pjesëve të qyteteve evropiane pasi që kanë një numër të madhe të banorëve, në të vërtet qyteti i Nju Jorkut përbëhet nga pesë rajone administrativë apo komuna, ato janë: Bronx (Bronks,2.500.000 banorë), Manhattan (Mënhetën, 1.600.000),Queens (Kuins, 2.500.000), Brooklyn (Brukllin, 2.500.000) dhe StatenIsland (StejtënAjllend, 500.000). Këto pesë rajone u bashkuan në një qytet të vetëm në vitin 1898.