16,01,2025

Hiqen tezgat në zonën e qendrës së qytetit

Must Read

Ferizaj.26.03.2018. Nisma e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe e zbatuar nga Inspektorati Komunal për lirimin e hapësirave publike me qëllim qarkullimin e lirë të qytetarëve, sot është bërë largimi i tezgave statike në zonën qendër, derisa nesër dhe ditëve në vijim do të vazhdohet edhe me largimin e shitësve ambulant, tezgave lëvizëse në gjithë zonën qendër.

Këtij aksioni i ka paraprirë njoftimi me shkrim i pronarëve të tezgave një javë më parë përmes së cilës i është bërë e ditur se afati për largimin e tyre vlen deri më 25 mars në të kundërtën malli do t’i konfiskohet dhe procedohet sipas rregullativës ligjore në fuqi.

Agim Aliu, Kryetar i Komunës së Ferizajt me këtë rast është shprehur: “Sheshet janë të qytetarëve, dhe jo hapësira biznesi që pengojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve. Vërtetë ka qenë një pamje e vrazhdë në dy sheshet kryesore të zonës qendër. Ne kemi urdhëruar lirimin e hapësirave publike brenda një afati optimal kohor. Shumica nga pronarët e tezgave kanë larguar ato në mënyrë vullnetare, për të cilën gjë i falënderoj. Sheshet do t’i kthejmë në hapësira qarkullimi të lirë të qytetarëve edheme investimet që parashohim t’i bëjmë në të ardhmen e afërt. Është koha e fundit të kthejmë rendin dhe rregullin në hapësira publike dhe ky aksion dhe aksionet e mëparshme në segmente tjera dëshmojnë vendosmërinë tonë për të krijuar hapësirë të lirë qarkullimi për qytetarët” shtoi kryetari Aliu.

Në anën tjetër, Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit Komunal lidhur me këtë aksion ka deklaruar “Nisma e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu për lirimin e hapësirave publike është duke u zbatuar plotësisht. Ne kemi dërguar inspektorët komunal në gjithë zonën qendër ku i kemi njoftuar pronarët për këtë aksion. Vlen të theksohet se kemi hasur edhe në mirëkuptimin e tyre. Inspektorati Komunal, kohëve të fundit është fuqizuar tej mase, natyrisht me mbështetjen e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu. Aksionet tona janë të shpërndara në disa segmente dhe po punohet vazhdimisht. Besojmë fuqishëm në rikthimin e shpejt të rregullit dhe zbatueshmërisë së ligjit në të gjitha fushat ku po zhvillojmë inspektime” theksoi Berisha.

Qeverisja lokale e udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu ka menduar edhe për aspektin e mirëqenies sociale për këta pronarë duke ofruar mundësi punësimi për ta dhe riorganizimin e vendosjes së tezgave në një hapësirë tjetër më të përshtatshme, të autorizuar nga Komuna e Ferizajt.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike është në vazhdën e shumë veprimeve të ndërmarra nga ekzekutivi komunal për të garantuar mbrojtjen e interesit qytetar, gjegjësisht qarkullimin e tyre pa pengesa, siç është aksioni për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave, heqja e panove reklamuese në disa nga rrugët e komunës sonë si dhe një varg veprimesh që rrisin nivelin e sigurisë për qytetarët dhe kthejnë rregullin sipas parashikimeve ligjore në fushat përkatëse.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Më datë 30.12.2024 dhe 31.12.2024, në stacionin policor të Ferizajt janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda, të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img