12,12,2025

Hidroponia: Nxënësit në Ferizaj mbjellin perime në ujë (VIDEO)

Must Read

Në Ferizaj të mërkurën u bë hapja solemne e Hidroponisë.

Shkolla e Mesme “Zenel Hajdini” në këtë qytet, promovoi sistemin më të ri të kultivimit të perimeve pa praninë e dheut.

Krejt procesi i rritjes së bimëve bëhet në gypa me ujë, si e para metodë e tillë në Kosovë.

Investimi rreth 10 mijë euro u financua nga Drejtoria e Bujqësisë, që pret zgjerimin e tij edhe te agronomët ferizajas, njofton Klan Kosova.

Si diçka inovative, hidroponia po shihet me potencial të madh të zhvillimit.

Ky projekt u zhvillua nga nxënësit e drejtimit të Hortikulturës, në kuadër të punës praktike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj përgatitet për reshjet, fermerët e mirëpresin projektin

Për shkak të vërshimeve të mundshme, Komuna e Ferizajt ka nisur pastrimin e shtretërve të lumenjve, në mënyrë që...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img