10,09,2025

Hidrocentralet në lumenj, banorët kërcënojnë me Kanun nëse nuk ndalen punimet

Must Read

Ndërsa një banor tjetër i fshatit Brod të Shtërpcës nuk ka lejuar që gypat e hidrocentralit të kalojnë nëpër pronën e tij. Si rrjedhojë, kompania, e cila është duke i ndërtuar hidrocentralet, është dashur t’ia ndërrojë kahjen lumit.

Banorët e kësaj ane insistojnë se ndërtimi i këtyre hidrocentraleve po i shkatërron lumenjtë.

Ata lusin institucionet që të ndalojnë ndërtimin e hidrocentraleve, pasi sipas tyre, këto kompani nuk e respektojnë ligjin për hidrocentralet.

Insistojnë që ky ujë është i vetmi burim që kanë për të ujitur të mbjellat e tyre.

Në përgjigjen e Ministrisë së Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor, thuhet se në planet e qeverisë është paraparë ndërtimi i hidrocentraleve në këtë lum dhe këto janë duke u bërë në përputhje me ligjet në fuqi.

“Inspektorati i MMPH’se, bazuar sipas planeve inspektuese, ka inspektuar aktivitetet e HC-së. Në dokumentacion parashihen edhe kushtet, te cilave duhet t’u përmbahen operatorët, ku për mospërmbushjen e kushteve inspektorati i MMPH’se do të marrë masa konform ligjeve në fuqi. Në bazë të kushteve, është edhe minimumi biologjik, të cilit duhet t’i përmbahen operatorët”, thuhet në përgjigjen e MMPH’së.

Në këtë ministri gjithmonë e kanë pranuar që Kosova njihet si vend me resurse të pamjaftueshme të ujit.

Ndryshe, në territorin e Kosovës janë gjithsejtë 7 hidrocentrale dhe në plan është ndërtimi edhe i disa të tjerëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img