25,10,2025

Hidhet lëndë helmuese në shkollë, evakuohen 120 nxënës

Must Read

kruje

120 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Adem Gjeli” në Fushë-Krujë janë evakuuar pas rrezikut për një lëndë helmuese në ambientet e shkollës.

Ngjarja është ende e paqartë, por dyshohet se në ambientet  jashtme të shkollës të jetë hedhur nga persona ende të paidentifikuar një lëndë helmuese.

Kjo, pasi sipas dëshmive të para nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës, ata kanë filluar të kenë probleme me frymëmarrjen.

Nxënësit dhe stafi i mësuesve u evakuuan nga ambientet e shkollës, ku ka nisur në hetim për të mësuar motivin dhe personat që hodhën lëndën helmuese.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img