26,12,2024

Heset Ahmeti-Personazh i Diasporës Shqiptare në Slloveni

Must Read

Heset Ahmeti është Personazhi i Diasporës Shqiptare për muajin nëntor në Slloveni Ai banon në rrethinat e Koprit dhe drejton Shoqatën Kulturore Shqiptare “Iliria”, Koper.
Heseti është veprimtar i shquar, i palodhur, drejtues i devotshëm që mban bashkë shqiptarët dhe bën gjithçka për ta. Shoqata, që ai drejton është shumë aktive në jetën kulturore, arsimore, sportive, jetën shoqërore, njohjen e historisë, ruajtjen e identitetit.
15284805_1157425700978561_928229203489816674_n
Heseti ishte një ndër përfaqësuesit e diasporës shqiptare në Samitin e Diasporës në Tiranë. Vlerat e tij qëndrojnë edhe në faktin se ka krijuar marrëdhënie shumë të mira me pushtetin vendor në Kopër dhe është një ndër veprimtarët e palodhur të promovimit të diversitetit kulturor në qytetin e Koprit dhe në gjithë rajonin e Istrias Sllovene.
Shoqata që ai dr15267560_1157426004311864_8236801422177846521_nejton ka në gjirin e vet grupin artistik, ekipin e futbollit, ka në funksionim shkollën e mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Mbi të gjitha, shoqata ka shtëpinë e vet, qendrën kulturore me mjedise të bukura e të mjaftueshme, të cilat janë funksionale. Ajo emërtohet “Kulla e Koprit” dhe është rikonstruktuar me kontribut tërësisht vullnetar të anëtarëve të shoqatës.
Heseti dhe shoqata që ai drejton shquhen për nderim me dinjitet në mënyrë të vijueshme të gjithë ditëve e ngjarjeve kombëtare.

Promovimet e librave e të botimeve të ndryshme kanë qenë veprimtari të zakonshme për shoqatën. Por gjatë dy viteve të fundit Heset Ahmeti dhe shoqata “Iliria” kanë qenë të suksesshëm në risjelljen pas shekujsh të kontributit të familjeve të vjetra fisnike shqiptare në qytetin Kopër/Capodistria.
Heseti ka ditur që të bashkëpunojë shumë frytshëm me intelektualët e qytetit dhe sidomos me studiuesin Peter Štoka, duke sjellë për publikun kontributin e më shumë se gjashtë familjeve të vjetra fisnike shqiptare në Kopër shumë shekuj më parë.
Kulla e Koprit është përherë e hapur dhe përherë mbledh së bashku shqiptarë jo vetëm nga Istria Sllovene, por nga gjithë Sllovenia. Dhe jo vetëm kaq, por edhe nga Kosova, Kroacia, Italia, Shqipëria, Austria, etj.
Heset Ahmeti dhe Shoqata Kulturore Shqiptare »Iliria«, që ai drejton janë shembull jo vetëm në Slloveni. Pa e tepruar, mund të thuhet se janë shembull për gjithë diasporën shqiptare nëpër botë.

15220236_1157426084311856_7988152772311668276_n 15230635_1157426150978516_8623359289718940495_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img