Në kuadër të garave evropiane për Challenge Cup hendbollistët ferizajas të KH “Kastrioti” sonte kanë udhëtuar për në Sale të Sllovakisë ku do të ndeshen me ekipin vendas HKM Šal’a.
Ekipin ferizajas në kuadër të kësaj kupe e presin dy ndeshje, më 18 dhe 19 Nëntor në Šale të Sllovakisë.
Kjo ndeshje nuk ka kaluar në heshtje edhe tek nikoqiri i cili përmes mediave dhe publikimeve të shumta ka ftuar publikun venës që të përcjellin këtë ndeshje dhe të përkrahin ekipin e tyre.
“Në kuadër të Challenge Cup 2016/2017 për kundërshtar kemi klubin kosovarë KH “Kastrioti” nga Ferizaj. Mos e humbisni këtë festë Šaljane të hendbollit për meshkuj .Ju jeni të gjithë të mirëpritur. Ne shikojmë përpara për ju” shkruan në thirrjen që u është drejtuar simpatizantëve të klubit të ekipit HKM Šal’a.
Në anën tjetër edhe Gëzim Kokollari , kryetar i klubit “Kastrioti” thotë se në këtë ndeshje po shkojnë të përgatitur dhe shpresojnë në fitore.
“Pavarësisht rezultatit kjo është një sfidë për ekipin tonë. Është një sfidë të provohen forcat dhe përgatitjet e ekipit tonë po njëherit edhe kualiteti I hendbollit kosovarë. Djelmoshat e Kastriotit besoj nga këto ndeshje do të nxjerrin një përvojë të mirë e cila do të na shërbej edhe në të ardhmen për ngritje të cilësisë së hendbollit “ ka thënë Kokollari.