Ndeshja e parë e Superligës n Hendboll për femra ndërmjet Kastriotit dhe Prishtinës ka përfunduar me rezultat 24:28 .
Hendbillistet e Kastriotit edhe pse ndeshjen e par kundër Prishtinës e humbën me një rezultat 24:28 treguan një lojë shumë të mirë.
Në gjysmën e lojës së pjesës së dytë ato treguan se kanë mundësi të japin edhe shumë. Është kjo loja e parë e tyre pas ndërrimeve që kanë ndodhur para fillimit të sezonit e cila edhe nga kryetari I klubit u cilësua si sukses.
Katër gola diferencë nuk janë ndonjë humbje pasi vajzat tona treguan një lojë të mirë dhe tregun se kanë vullnet dhe jan të përgatitura të vazhdojnë garat me sukses. Ndeshja e par me ish kampionin e vitit të kaluar ka qen dhe një barometër për të parë se ndryshimet në klub nuk do të zbehin suksesin e “Kastriotit” dhe vetëm sa do të jen motivim për lojtaret tona” tha Faton Haxhisalihu,kryetar i KHF Kastrioti ,pas përfundimit të ndeshjes.
Por edhe numri I shikuesve nuk ishe I vogël I cili si duket ka filluar të përkrahë sërish klubet ferizajase. Për të përkrahur vajzat e Kastriotit kishte ardhur edhe kryetari i komunës Muharrem Svarqa.