15,09,2025

Hendboll, sot e nesër luhen ndeshjet e xhiros së fundit

Must Read

Të mërkurën (sot) dhe të enjten do të luhen ndeshjet e xhiros së fundit (28) të stinorit të rregullt në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt), ka njoftuar Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) të martën. 

Të mërkurën (sot) janë në program dy ndeshje: Besa Famgas – Drita (18:00) dhe Kastrioti – Vëllaznimi. Ndërkohë, dueli ndërmjet Vushtrrisë dhe Prishtinës, që e mbyll këtë xhiro, do të luhet të enjten prej orës 20:30. 

Besa Famgas është lidere në tabelë me 50 pikë, e përcjellë nga Kastrioti (47) që vikendin e shkuar fitoi Kupën e Kosovës.

Pas kësaj xhiroje do të luhen ndeshjet e plejofit

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img