24,10,2025

Haziri: LDK-ja nuk është parti ndëshkuese, Mustafa u keqkuptua

Must Read
Lutfi Haziri

Por nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri, thotë se Kryeministri u keqkuptua, pasi sipas tij, LDK nuk është parti ndëshkuese.

“Kryeministri edhe kryetari i LDK’së nuk njihet asnjëherë për metoda ndëshkuese, as për diçka që i penalizon. Kryeministri mendoj se është keqkuptu publikisht, nuk ka të bëjë me penalizim politik, ka të bëjë me unifikim, po vazhdon me kërku unifikim politik, po vazhdon mos me leju me u nda asnjë votë e LDK’së por me u bashku edhe votat tjera”, tha Haziri për RTK’në.

Thotë se penalizimi më i madh atyre që po i kundërshtojnë politikat e partisë do tu vije nga elektorati i kësaj partie.

“Secili prej tyre ka me u penalizu nga vota e qytetarëve”, tha ai.

Pos deputetit Shpejtim Bulliqit, edhe pse jo zyrtarisht, ka pasur edhe deputetë të tjerë të cilët kanë kundërshtuar ta votojnë versionin aktual të Demarkacionit. Të përfolurit e tjerë në media janë Vjosa Osmani, Adem Salihaj, Fatmir Rexhepi, Hatim Baxhaku, Armend Zemaj dhe Arben Gashi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img