Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nëpërmjet një postimi në Facebook ka akuzuar ashpër dy partitë tjera opozitare, AAK e NISMA si hipokrikte e mashtruese.
Edhe pse pa përmendur ndonjërën prej këtyre partive, reagimi i Haxhiut vjen pas deklarimeve të zyrtarëve të AAK-së e NISMË-s se nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti tjetër për të hyrë në koalicion qeverisës.
“Të ftosh protestë për dorëheqjen e regjimit autoritar dhe në anën tjetër të thuash se “nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti politike”, përveç që është hipokrizi është edhe mashtrim për qytetarët”, shkruan Haxhiu.
Sipas Haxhiut, Kosova nuk ka nevojë vetëm për ndryshim fytyrash, por mbi të gjitha për ndryshim të mendësisë politike.
“Kosova ka nevojë për forcim të shtetit e dobësim të pushtetit. Ne kemi nevojë për shtet të qytetarëve dhe jo të pushtetarëve”, thekson ajo.