16,10,2025

Hashim Thaçi vozitë kombajën në Ferizaj (Foto/Video)

Must Read

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar fermerin Xhevat Uka në fshatin Prelez i Jerlive të Komunës së Ferizajt.
Ai me këtë rast ka nisur edhe korrje shirjet, duke hipur në kombajë dhe e vozitur atë, transmeton Indeksonline.

Thaçi pasi ia dha një rënd tokës bujqësore me kombajë tha se gjendet aty për të uruar të gjithë fermerët për fillimin e sezones së korrje shirjeve.
“Jam këtu për të uruar Xhevatin dhe gjithë bujqit për fillimin e korrje shirjeve. Kam besim të plotë se do të jetë një sezon i mbarë pavarësisht reshjeve të shumta, por shihet një angazhim i shtuar i fermerëve. Si institucione dhe si president e kam parë të udhës me qenë pranë tyre, me i ofru mbështetje për të plotësuar kërkesat e tyre. Ka shumë rëndësi kjo sezonë, rendimentet të jenë të mira, të standardëve të mira në sasi të viteve të kaluara. Urojë të gjithë fermerët, bujqit për këtë sezonë”, ka thënë Thaçi.
Ndryshe, Fermeri Xhevat Uka është kultivues i rreth 300 hektarëve me grurë dhe rreth 200 hektarëve me misër./Indeksonline/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

46 VJET BURGIM DHE 39 MIJË EURO GJOBË NDAJ TË AKUZUARVE PËR RASTIN “GROPA”

Ferizaj, 15 tetor 2025 – Dje Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur Aktgjykimin dënues...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img