16,03,2025

Hasani: Inaugurimin në shesh e kemi parë vetëm në republika presidenciale

Must Read

Nait-Hasani

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka komentuar për zgjedhjen e Hashim Thaçit president.

Ai ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së se Thaçi ka ardhur në krye të shtetit të Kosovës njëjtë sikur paraardhësit e tij, përveç Jahjagës.

“Thaçi është model i paraardhësve të tij, edhe të tjerët kanë qenë kryetarë të partive, përveç Jahjagës. Kjo nuk është praktikë e mirë, por ky ka një elektorat të madh dhe tregon një stabilitet në Kosovë”, ka thënë Hasani.

Nait Hasani për inaugurimin e Thaçit ka thënë se është për herë të parë në rastet kur presidenti zgjidhet nga Kuvendi, transmeton Koha. Ai nuk përjashtoi rastin e ndryshimit të Kushtetutës për zgjedhjen e presidentit, në të ardhmen.

“Inaugurimin në shesh në këtë formë e kemi parë vetëm në republikat presidenciale, kur zgjidhet nga populli. E në rastet kur zgjidhet nga Kuvendi, kjo është hera e parë”, shtoi Hasani.

Ndërsa në relacion opozitën, ai ka thënë se opozita duhet të ulet domosdoshmërisht me presidentin në një tryezë.

“Deklaratat kundër Thaçit janë politike dhe aty nuk ka ‘kurrë’. Ai mund t’i shpall zgjedhjet, dhe për këtë duhet të takohet me partitë dhe ata duhet të diskutojnë”, ka përfunduar Hasani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img