Antari i Kryesisë së NISMA për Kosovën, Bajram Hasani, ka thënë se lideri i kësaj partie nuk mund t137 ndalet me procese poltike të montuara, përcjell GazetaBlic.
Më tutje Hasani këtë ngritje të aktakuzës vetëm pak orë pas miratimit të Rezolutës për mbrojtjen e vlerave të luftës e ka quajtur banale.
“Nuk mundeni që me procese politike të montuara ta ndalni Fatmir Limajn
Vetëm pak orë pas miratimit të Rezolutës për mbrojtjen e vlerave të luftës, u dëshmua se këtij pushteti dhe as deputetëve që dje gjithë ditën u qaravitën për mbrojtje të vlerave të luftës, nuk u intereson asgjë dhe gjithçka e bëjnë vetëm për poenë të lirë politik. Me ngritje të një aktakuze të re banale, ky pushtet po vazhdon gjahun e shtrigave ndaj Fatmir Limajt.
Edhe nëpër sa procese duhet të kalojë ky njeri për t’i plotësuar apetitet e juve që doni vetëm dënimin e tij? A nuk mjaftuan sa e sa procese që ju të bindeni se Limaj është i pastër si loti? Pastërtinë e njeriut që luftoi për lirinë e popullit të vet, mbrojtjen e popullit të vet e ka dëshmuar edhe Gjykata e Hagës. Kjo më së paku është drejtësi.
A është drejtësi kur sapo mbyllet një proces i hapet një tjetër. Mjaftë më! Nuk do të mundeni që me procese të montuara gjyqësore ta ndalni Limajn. Akuzat ndaj Limajt janë akuza të orkestruara politikisht dhe kanë vetëm një qëllim degradimin e vlerave të luftës çlirimtare dhe vet figurës së Komandat Çelikut.
Me ty komandant! Me ty çlirimtarë! ” ka shkruar Hasani në llogarinë e tij në facebook. /GazetaBlic.com/
The post Hasani e quan poltike aktakuzën e ngritur ndaj Fatmir Limajt appeared first on GazetaBlic.